E Diel, 1 Nëntor 2026

Një anije turke u shpëton piratëve somalezë

Gjashtë piratë në një gomone sulmuan rreth orës 02:45 GMT anijen e transportit "Elgiznur Cebi" ndërsa po lundronte në zonën e tranzitit, të siguruar nga një flotë ndërkombëtare anijesh lufte, deklaroi shtabi i përgjithshëm në një komunikatë.

Anija e transportit kontaktoi menjëherë me fregatën turke "Gediz", anëtare e flotiljes së çuar nga NATO në rajon, dhe që ishte vendosur rreth 220 kilometra që aty.

"Gediz" i kërkoi luftanijes geke "Navarinon" dhe asaj gjermane "Bremen"  -- të vendosura 37 kilometra larg vendit të sulmit ta ndihmonin anijen e transportit duke i kaluar udhëzimet  për manovrat që duhej të bënte për t'u shpëtuar sulmuesve të saj.

Piratët e braktisën operacionin dhe morën arratinë pas mbërritjes në vendngjarje të një helikopteri të nisur nga Bremen, vijoi komunikata.

Agjencia detare turke, njoftoi nga ana e saj se 19 anëtarët e ekuipazhit të "Elgiznur Cebi", që të gjithë turq, ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Anija me një tonazh bosh prej 57.500 tonësh, ishte nisur nga Ukraina për të shkuar në Arabinë Saudite, njoftoi ajo.

Piratët somalezë sulmuan më shumë se 130 anije tregtare vitin e shkuar, një rritje prej 200 për qind në krahasim me 2007-n, sipas Zyrës Detare Ndërkombëtare.

Një anije turke dhe ekuipazhi i saj prej 23 anëtarësh mbahet nga piratët që prej 8 korrikut.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›