Një lab i “vjedh“ Superkupën Flamurtarit
Pavarësisht mungesave të shumta, si pasojë e dëmtimeve (Muka, Memelli, Muzaka etj), Tirana ka këmbëngulur më shumë, cka i ka dhënë edhe suksesin, pavarësisht se fitorja ka qenë e mundimshme dhe vetëm me një gol.
Trajneri Loncarevic, i detyruar nga mungesat, ka aktivizuar në sulm një dyshe të improvizuar, me Abilaliaj-Hajdari, ndërkohë që mbrojtja ishte reparti më i kompletuar.
Në mesfushë spikaste Devolli dhe francezi Mohelebi, që kanë mbajtur peshën kryesore të lojës bardheblu, si në fazën ndërtuese të aksioneve të Tiranës, por edhe në fazën shkatërruese të sulmeve të vlonjatëve.
Në anën tjetër, Flamurtari kishte bërë pjesë të formacionit edhe shkodranin e ardhur së fundi, Belishën, ndërkohë që në sulm e nisi lojën me dyshen korcare Mema-Ngjela.
Pjesa e parë e lojës nuk dhuron shumë emocione, sepse skuadrat mendojnë më shumë të mos pësojnë. Megjithatë, dy-tri raste të pastra për shënim shpërdorohen nga sulmuesit respektivë. Kështu, 45 minutat e para të Superkupës mbyllen në barazim të bardhë 0-0.
Pjesa e dytë starton me Flamurtarin më kërkues, që i hedh sytë më shumë drejt sulmit, ndërsa Tirana e pret në gjysmëfushë, duke aplikuar kundërsulmin. Minutat kalojnë si pa kuptruar, derisa vjen e 72-të, kur Tirana fiton një goditje këndi. Topi harkohet nga këndorja dhe shkon në zonën e 16 metrave të Flamurtarit, ku sulmuesi Abilaliaj kërcen fuqishëm me kokë, mbi të gjithë, godet fort dhe e dërgon topin në rrjetën e Moçkës.
Kështu, Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë, duke e nisur sezonin e ri futbollistik me trofe, ndërsa Flamurtari qe i detyruar t’i urojë bardheblutë për suksesin. Duke pritur të hakmerret ndoshta pas një jave, kur shorti i kampionatit, pikërisht në jagvën e parë të tij, i përball sërish këto dy skuadra, po në Tiranë.
TIRANA-FLAMURTARI 1-0
Shënues: Abilaliaj 72’
Tirana: Nallbani, Dabulla, Osmani, Abraham, A.Lila, Devolli, Pashaj, Mohelebi, Sefa, Abilaliaj, Hajdari (S.Lila 46’). Trajner: I.Loncarevic
Flamurtari: Mocka, Beqiri, Begaj, Sakaj, Bashic, Belisha, Zeqiri (Strati 82’), Ngjela (Roshi 46’), Alvizh, Veliu, Mema (Galica 46’). Trajner: E.Memushi
Gjyqtarë: A.Janku, G.Qirici, E.Doda (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Dabulla, Abilaliaj, Devolli, Beqiri