Vale Rossi fiton çmimin e madh të Çekisë

Valentino Rossi e rrit ndjeshëm diferencën e tij në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve në plus 50 pikë pas fitores së arritur në Çmimin e Madh të Çekisë në cirkuitin e Brno. Doktori kampion i botës në fuqi është shumë i zoti të manovrojë më së miri luftën me shokun e tij të skuadrës spanjollin, Jorge Lorenzo, i cili nga ana e tij e ka ekzagjeruar dhe i ka dhuruar vendin e dytë bashkëkombasit të tij Dani Pedroza. I treti ka përfunduar spanjolli, Toni Elias Honda Gresini ndërsa i katërti Andrea Doviciozo dhe pas tij Loris Kapirosi.Në përfundim të garës ka ndodhur edhe një aksident mes Mika Kalio dhe Marko Melandrit. Në përfundim të garës së Çekisë, Valle Rossi ka deklaruar, "Jam shumë i lumtur ka qënë një fundjavë e mirë edhe pse Lorenzo i kishte gjërat më mirë se unë, por më pas ka gabuar dhe unë kam përfituar. Jam i lumtur mbi të gjitha për mënyrën se si kemi punuar. Kam zhvilluar një garë përfekte, duhet të puth të gjithë skuadrën time, mëkat për Lorenzon do të kishte qenë një dyluftim i bukur. Është mirë për ne sepse 50 pikë po fillojnë të jenë shumë ,duhet të vazhdojmë kështu". Rossi ka 212 pikë ndërsa Lorenzo vjen pas tij me 162 pikë. Deri në fund të Kampionatit Botëror duhen edhe 6 gara . Gara e ardhshme është në Indianapolis më 30 gusht ndërsa gara e fundfit është më 8 nëntor në Valencia.