E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon numërimi në Tiranë, kryeson Rama

Numërimi i votave për Tiranën sa vjen dhe po i afrohet fundi ndërkohë që po shtohet edhe tensioni në dy kampet.

Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetarët e “Ora News” në qëndrat e numërimit të votave kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama kryeson me 377 vota ndaj rivalit të tij Lulzim Basha.
 

Kështu kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama ka marrë 86 313 vota kurse Lulzim Basha 85 936 vota.
 

Gara e ngushtë vazhdon të jetë edhe në Durrës, por kandidati i PS-së Vangjush Dako po e ruan me sukses epërsinë ndaj Ferdinand Xhaferrajt të PD-së.
 

Kështu sipas KQZ-së kandidati i “aleancës për të ardhmen” Vangjush Dako ka marrë 16547 vota ndërsa kandidati I “aleancës për qytetarin Ferdinant Xhaferraj ka marrë 15472 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›