E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, rritet numri i të prekurve me malarje

Mushkonja bartese e virusit

VLORE- Dy persona të tjerë janë ekzaminuar me virusin e rëndë të malarjes në qytetin e Vlorës.

Nga të dhënat e para mësohet se rastet e fundit janë gjetur tek dy punëtorë të cilët kishin punuar për disa kohë në Afrikën e Jugut tek një kompani shqiptare.

Pas mbarimit të kontratës ata janë kthyer në Vlorë, ku duket se me vete kanë sjellë edhe virusin e rëndë.

Pak kohë më parë Drejtori i Shëndetit Publik të Vlorës kishte bërë thirrje që të gjithë personat që udhëtojnë në vendet e njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si bartës të malaries të përdorin medikamente parandaluese.

Në muajt e fundit në qytetin e Vlorës janë konstatuar disa raste të personave të prekur nga malaria. Të gjithë rastet janë të importuara nga Afrika. Kjo sëmundje transmetohet nëpërmjet mushkonjave, të cilët e mbartin atë për ta transportuar tek njerëzit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›