Një Diktator vetëm kështu mund të hyjë (FOTO)
Share
Sacha Baron Cohen gjithmonë është befasues. Pas sukseseve të mëdha me filmat Borat dhe Bruno, ai është shfaqur dje në prezantimin e filmit Diktatori, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. I shoqëruar nga truprojet e tij, ai ka qenë hipur mbi një Lamborgini portokalli, që tërhiqej nga një kamion. Në tapetin e kuq nuk kanë munguar skenat komike të tij, por dhe të komedianëve Russell Kane dhe Louie Spence, si dhe incidente të vogla, si fustani shumë i hapur i Anna Faris, që i ka treguar mbathjet.













