E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një Ditë për Demokracinë

Kjo u bë e ditur nga kryetarja e Kuvendit gjatë një takimi me të rinjtë e gjimnazeve të Tiranës.

Duke iu përgjigjur interesit të të rinjve mbi demokracinë në vendin tonë, Topalli tha se demokracia për një shtet, për një komb dhe për një popull duhet të vlerësohet si një vlerë universale. Ajo vlerësoi se ndodh rrallë dhe pak në vende të tjera, që një vend të ketë rikuperuar kaq shumë kohë të humbur në shekuj, me kohë të ndalur si shqiptarët.

“Ne, shqiptarët jetojmë momente të pa imagjinueshme. Ju jeni brez që keni lindur në liri dhe ky është fati juaj, ndryshe nga ju, prindërit tuaj, unë, kemi qenë dëshmitarë të dy sistemeve, gjysmën e jetës e kemi kaluar në një sistem që të dhunonte. Gjysmën tjetër jemi përpjekur bashkë me prindërit tuaj të ndërtojmë një Shqipëri normale, një Shqipëri, që dikush 20 vite më para do më thoshte: “Imagjino që të jetë anëtare e NATO-s, kjo është një ëndërr jashtëzakonisht e bukur, por e vështirë për tu realizuar”, tha ajo.

Topalli vlerësoi reformat dhe ligjet që Parlamenti ka miratuar në këto vite, duke bërë që Shqipëria të vrapojë, duke bërë të mundur që në një kohë  kur bota tronditej nga rreziku i falimentimit financiar, vendi të  ishte një ndër të vetmit në Europë që shënoi rritje ekonomike. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-14 15:20
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›