E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një Grammy nderi për Jobs

Për shkak të kontributi të tij të dhënë për inovacionet teknologjike, Steve Jobs ka fituar një Grammy nderi pas vdekjes.

Jobs është njëri ndër disa grupet muzikore, kompanitë dhe artistët, të cilëve më 11 shkurt do t’iu ndahen çmimet Grammy, gjegjësisht një ditë para se kjo gjë të bëhet edhe për yjet e muzikës, në Los Angeles.

Ndryshe, Steve Jobs ka vdekur në muajin tetor në moshën 56-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas.

Organizatorët e ndarjes së çmimeve njoftuan se Jobs është shpërblyer për shkak të “mënyrës së transformimit të asaj se si ne konsumojmë muzikën, televizionin, filmat dhe librat”, ndërkohë që e kanë quajtur “një vizionar kreativ” të kompanisë Apple, e cila njihet për produktet më moderne mobile, si iPhone dhe iPod.

Fituesit e tjerë të çmimeve Grammy të nderit janë edhe Diana Ross, Allman Brotthers Bend, Glen Campbell, Billy Corgan, Antonio Carlos Jobim, George Jones, Memphis Horns, dhe inxhinieri i zërit, Ruddy van Gelder.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›