E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia do të vazhdojë me mbështetjen e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti në një takim Ministrin e Mbrojtjes së Portugalisë, Jose Pedro Aguiar Branco i shoqëruar nga Shefi i Forcave të Armatosura të Portugalisë, Gjenerali Luís Araujo.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën që Portugalia i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës, në veçanti përmes pjesëmarrjes së trupave të saj në kuadër të forcës paqeruajtëse KFOR.

Ajo tha se është e nevojshme mbështetja e Portugalisë për proceset integruese të Kosovës, posaçërisht për pjesëmarrjen e saj në nismat rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.

Presidentja Jahjaga tha se Forca e Sigurisë së Kosovës po i përmbushë me sukses Kapacitet e saj Operacionale dhe mbështetja e Portugalisë për këtë forcë është e një rëndësie të veçantë.

Ministri portugez i Mbrojtjes Jose Pedro Aguiar Branco tha se vendi i tij do ta mbështesë Kosovën dhe se trupat portugeze do të vazhdojnë të kontribuojnë në kuadër të forcës paqeruajtëse të NATO-s.

Ai tha se Portugalia është e interesuar për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin e Ballkanit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›