E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Blushi kafe ne diell


Duke përfituar edhe nga moti relativisht i përshtatshëm për të konsumuar një kafe në ambient të hapur, lideri opozitës Edi Rama ka zhvilluar një takim të gjatë me deputetin Ben Blushi, një prej zërave kritikë në gjirin e së majtës.

Një kafe që ka zgjatur rreth dy orë në barin prapa selisë rozë, e mbushur me batuta dhe buzëqeshje mes Ramës dhe Blushit, të munguara në publik prej kohësh dhe që është realizuar në prag të botimit të dy librave të shkruar prej tyre kohët e fundit.

Në fakt, pikërisht librat kanë qenë edhe shkaku i këtij takimi, ku të dy kanë shkëmbyer ftesat reciproke në promovimin e librave.

Publicistika e Ramës Me ata që lexojnë e shkruajnë, apo me ata që vrasin? Kjo është zgjedhja!

Edi Rama
Mesazh në Twitter dhe Blushit është komentuar në distancë nga kryeministri Berisha duke akuzuar Ramën se është duke kopjuar linjën e ndjekur nga Ben Blushi, i cili krahas karrierës politike s’është shkëputur nga publicistika.

Vetë protagonistët e deklaratave të fundit të kryeministrit nuk kanë dhënë ndonjë koment, duke e konsideruar takimin një kafe miqsh.

Por vetë Rama duket se nuk i ka rezistuar tundimit për të postuar përshtypjet e tij në faqen e tij në Twitter. “Me ata që lexojnë e shkruajnë, apo me ata që vrasin? Kjo është zgjedhja!”, ka shkruar Rama.

Marrëdhëniet mes Ramës dhe Blushit dy vitet e fundit kanë njohur më shumë ulje se sa ngritje. Deputeti Ben Blushi ka qenë një kritik i hapur i linjës së ndjekur nga lidershipi i PS pas zgjedhjeve të vitit 2009, vecanërisht për vendimin e bojkotit të Parlamentit.

Një debat që këtë vit ka ardhur duke u shuar dhe ku të dy me sa duket kanë rekuperuar shumë, si në marrëdhënien personale ashtu edhe në atë politike.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Heqja e TVSH-së së ushqimeve
Në qarkun e Beratit, kryeministri Sali Berisha inauguroi disa investime publike në fshatrat Lapardha dhe Sinjë, nga ku ka folur edhe politikisht duke kundërshtuar propzimet e opozitës për heqjen e TVSH-së në disa artikuj jetik për qytetarët. Rindërtimi i sheshit "Skënderbej"
Sheshi "Skënderbej", së shpejti do të hapet për qarkullimin e automjeteve, gjë e cila po pritet me padurim nga të gjithë qytetarët, për shkak të trafikut të kufizuar. Pronat përgjakin tranzicionin
Andrea Stefani - Janë rreth 8 mijë njerëz të vrarë për shkak të konflikteve të pronësisë në këto 20 vjet tranzicion në Shqipëri. Antagonizmi i Malajt dhe PS-ja e Ramës
Mustafa Nano - Është shumë e vërtetë që, në planin e demokracisë së brendshme, PS-ja e sotme nuk është duke jetuar kohët e arta të Fatos Nanos, kur kundërshtarët e kryetarit zbuteshin e shtroheshin nëpërmjet promovimit, gradimit e dhurimit të posteve. Shqipëri-Brazil, hiqen vizat
Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Brazilit. Kjo është mundësuar pas firmosjes së një marrveshjeje dypalëshe nga ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe homolugut brazilian Antonio de Aguiar Patriota.

Lajmet kryesore

Kukës, përplasje me policinë
Banorët e fshatit Mamëz: Po na vjedhin e dhunojnë
Heqja e TVSH-së së ushqimeve
Rindërtimi i sheshit "Skënderbej"
Ndërpriten kërkimet për marinarët e zhdukur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›