Një Milan "full" italian!

Mbërritja e Mario Balotellit është vetëm fillimi i një rizgjimi te klubi i Milan. Këtë vit, me përfshirjen në skuadër t El Shaarawyt, Niang dhe De Sciglio është ulur disi mosha mesatare e ekipit, i cili përpara njihej si "ekipi i pleqve" për shkak të moshës së madhe që kishin futbollistët e "Djallit". Por gjërat po shkojnë drejt përmirësimit.
Në verë do të vijë Riccardo Saponara, talenti i Empolit dhe Shpresave të Italisë, ndërsa projektet e tjera për merkaton e verës janë edhe mbrojtësi i kombëtares axurre dhe Torinos Angelo Ogbonna, portierët Perin i Pescaras dhe Consigli i Atalantas si dhe mesfushori i Sampdorias Andrea Poli, i njohur për aventurën e tij të dështuar te Inter.
Me pak fjalë Milan kërkon të bëjë të tijin të gjithë Kombëtaren e Prandellit. A do t'ia arrijë qëllimit? Të presim e të shohim!/indeksonline/