Xavi: Reali se meritoj barazimin

Xavi Hernandez ka thënë pas ndeshjes me Realin se rezultati i ndeshjes nuk ishte pasqyrë e lojës së treguar në fushë.
"Ne kemi qenë më të mirë gjatë gjithë kohës me Realin. Ne kemi falur disa raste që ndoshta edhe na kanë kushtuar. E kontrolluam pjesën më të madhe të lojës, dominuam dhe në fund barazuam, Nuk ishte reale kjo, por që na bën të mendojmë më mirë në ndeshjen e kthimit. Ky është një rezultat i mirë për ne" deklaroi Xavi./Indeksonline/