Një Park shqiptar me emrin Nënë Tereza në Ohio të SHBA-së

Tiranë, 17 gusht - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, takoi sot, kryetarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Cleveland, Ohio, Adem Meta, i cili i prezantoi projektin për çeljen e Parkut Kombëtar Shqiptar në Clevelad të Ohios, që do të mbajë emrin e humanistes së shquar, Nënë Tereza, ka raportuar BalkanWeb.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, parku do të jetë në formën e një amfiteatri, i cili në qendër do të ketë shtatoren e Nënë Terezës.
Zoti Meta shprehu rëndësinë që ka hapja e këtij Parku, duke theksuar se në Ohio jetojnë 120 komunitete të ndryshme nga mbarë bota dhe vetëm 35 prej tyre kanë fituar të drejtën për të pasur Parkun e tyre Kombëtar, midis të cilëve edhe ai shqiptar.
Në këtë Park, tha ai, do të vendosen edhe figura të tjera të shquara kulturore të kombit tonë.
Kryeministri Berisha siguroi se qeveria do të japë kontributin e saj në realizimin e këtij projekti. Sipas tij, "është edhe më domethënës fakti që kjo iniciativë ndërmerret në 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, këtij simboli të shquar të shqiptarëve të të gjitha kohërave".