Një aeroplanmbajtëse amerikane i afrohet Sirisë
UASHINGTON- Një aeroplanmbajtëse amerikane që ndodhej prej muajsh në territorin detar të Omanit po zhvendoset drejt Sirisë dhe Detit të Kuq edhe pse pa marrë urdhrin e pjesëmarrjes në një ndërhyrje të mundshme ushtarake amerikane, njoftoi sot televizioni amerikan, ABC News.
Anija "USS Nimitz", një aeroplanmbajtëse me mbushje bërthamore, duhet të rikthehej në bazën e saj në Everett, në shtetin e Uashingtonit kur mori urdhrin për të qëndruar në rajon.
"Megjithatë, aeroplanmbajtëses nuk i është besuar ende asnjë mision i veçantë, ndërkohë që zyrtarë të mbrojtjes thonë se bëhet fjalë për një pozicionim të kujdesshëm", citon ABC News.
Një zyrtar i Pentagonit konfirmoi vendndodhjen e anijes në rajon pa dhënë detaje të mëtejshme.
"Ne jemi të hapur ndaj të gjitha alternativave duke përfshirë edhe dërgimin e anijeve të tjera në rajon", shtoi ai.
(m.a/afp/BalkanWeb)