E Diel, 1 Nëntor 2026

Një album me fotografi, risjell historinë e Majës së Vjetër në Peru

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Machu Pichu, ose Maja e Vjetër,
është emri që i kanë dhënë gërmadhave prej gurit të qytetit inkas, i cili ka
ekzistuar para zbulimit të Amerikës nga Kristofor Kolombi dhe që ndodhet në
majën e maleve Ande të Perusë, më tepër se 2 mijë e 400 metra mbi nivelin e
detit. Machu Pichu ka qenë simbol i perandorisë inkase para rënies së saj në
duart e pushtuesve spanjollë në shekullin e 16-të. Qyteti i lashtë u braktis
pak më vonë dhe pastaj ai u la në harresë, duke u mbuluar nga një pyll i
dendur, deri kur u zbulua në vitin 1911 nga eksploruesi amerikan Hiram Bingham.
Në një album me fotografi të publikuar kohët e fundit, fotografi amerikan për
veprat arkitekturale, Mike Torrey, ka kapur dëmethënien mahnitëse dhe të
pashembullt të kësaj qendre historike, që nuk njeh kohë. "Tarracat e Machu Pitchut" është titulli i albumit me 100 fotografi.
Fotografi Mike Torrey thotë se ka qenë
me fat që e ka vizituar qendrën historike jo një herë, por dy herë gjatë
solsticit të verës në qershor dhe atij të verës në dhjetor. "Kur shkon atje, mbetesh i mahnitur.
Mbetesh pa fjalë." - thotë ai

Ai thotë
se ishte e vështirë ta fotografoje këtë pikë popullore turistike pa praninë e
turistëve, ngaqë këtu vijnë çdo ditë mesatarisht mbi 2 mijë vizitorë.

Akoma më e vështirë ishte të kapje këndet e dritës, që
ndryshojnë vazhdimisht. Fotoja e një tempulli me tre dritare është një nga më
të preferuarat e fotografit Torrey, i cili thotë: "Kam marrë një nga dritaret nga ku hyn
drita. Janë dy male në distancë dhe drita hyn tek ta mespërmes reve. Këndi i
dritës ndryshonte shumë shpejt, prandaj më duhej të veproja me shpejtësi."

Duket sikur ai po fotografonte si Machu Pitchun, edhe
vetë dritën e diellit. Në një tjetër nga fotot e tij të preferuara, brenda
Tempullit të Diellit, ai fikson me aparatin e tij momentin kur një rreze e
dritës së diellit shënon ndryshimin e stinës. "Në tempull, kur dielli hyn përmes
dritares nga lindja në qershor, ne dyshemenë e gdhendur, rrezet bien mbi pikën
ku është shënuar solstici i verës. Pra arkitektura e tyre i është përshtatur
drejtimit të diellit."

Kjo qendër u shpall objekt i Trashëgimisë Botërore nga
UNESCO në vitin 1983. Si fotograf i objeketeve arkitekturale, Mike Torrey thotë
se e konsideron Machu Pichun si një shembull se si mjedisi njerëzor dhe ai
natyror mund të ekzistojnë bashkarisht në një tërësi të projektuar mjaft mirë.
Qendra me gërmadha gurësh, thotë ai, flet për gjenialitetin dhe mençurinë e
inkasve. "Kjo na tregon se ata kishin lidhje të
shumta me Tokën. Ata studjonin qiellin. Tempujt e tyre ishin ndërtuar në
përshtatje me solsticin veror dhe atë dimëror, si dhe me drejtimin e Diellit;
unë doja t'i sillja njerëzit këtu dhe t'u tregoja atyre se kjo është reale, se këtu
ka diçka që mund të na frymëzojë, ndërsa përpiqemi t'i kushtojmë më tepër
kujdes mbrojtjes së mjedisit." - thotë ai

Fotografi amerikan Mike Torrey thotë se shpreson që vepra
e tij do t'i inkurajojë lexuesit të reflektojnë për mençurinë e njerëzimit në lashtësi
dhe të mësojnë nga arkitektët e atyre kohëve mbi fuqinë mahnitëse dhe burkurinë
e një qyteti të ndërtuar në harmoni me natyrën.//mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›