E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë: Sondazhet nxjerrin kryesues kandidatin pro rus, z. Janukoviç

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Anketat e opinionit me ukrainasit që dilnin nga qendrat e votimit, tregojnë
se udhëqësi i opozitës, kandidati pro-rus Viktor Janukoviç ka fituar me
një ndryshim të vogël votash ndaj rivales së tij, kryeministres Julia Timoshenko.

Anketat
kombëtare të opinionit parashikojnë se zoti Yanukoviç ka fituar 48,7 për qind
të votave, ndërsa zonja Timoshenko ka fituar 45,5 për qind.

Agjencia e
lajmeve Reuters njofton se një anketë tjetër opinioni i jep zotit Yanukoviç 49,8
për qind të votave për kundrejt 45,2 për qind për kryeministren Timoshenko. Rezultatet
zyrtare priten këtë javë.

Kryeministrja Timoshenko dhe zoti Janukoviç ishin
kandidatët që fituan më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve.

Fushata është
shoqëruar me kritika dhe ofeza, madje ka shqetësime për protesta nëpër rrugë
nëse kandidati i humbur nuk e pranon humbjen.

Zoti Yanukoviç, i
cili shikohet si kandidati më i preferuar, mezi pret t'i rikthehet politikës.
Ai u shpall fitues në zgjedhjet e fundit presidenciale në vitin 2004, por
akuzat për manipulime masive si dhe protestat nëpër rrugë, që u njohën si
Revolucioni Portokalli, çuan në zgjedhje të reja, të cilat ai i humbi
përkundrejt kandidatit pro-perëndimor dhe presidentit të tanishëm, Viktor Yushçenko. //mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›