E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje amerikan arrestohet se planifikonte sulme ne stacionet e metrose se Uashington

Nje pakistanezo-amerikan u arrestua sot nen akuzat se po planifikonte sulme ne stacionet e metrose se kryeqytetit amerikan Uashington dhe per kembim informacioni me njerez qe mendohet te kene lidhje me al-Kaiden.

Zyrtare te Departamentit amerikan te Drejtesise thane se 34 vjecari Faruk Ahmed kishte fotografuar stacione te metrose ne Uashington dhe planifikonte sulme te njekohshme me bombe. Zyrtaret kishin mbikqyrur stacionet ne muajin prill dhe kishin ndjekur nga afer veprimtarite e tij.

Ndihmes Prokurori i Pergjithshem per Sigurine Kombetare Dejvid Kris tha se ky rast nenvizon nevojen per nje vigjelence te vazhdueshme kunder kercenimeve terroriste.

Ahmed i lindur ne Pakistan dhe me shtetesi amerikane akuzohet per 3 vepra penale perfshire perpjekje per te dhene mbeshtetje materiale per nje organizate terroriste dhe planifikimin e nje sulmi terrorist ne nje qender traziti.

Nese gjehet fajtor ai mund te perballet me nje denim maksimal prej 50 vjetesh ne burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›