E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi i BE ne Bruksel synon kontrollin e shpenzimeve qeveritare te vendeve te bllokut

Kreret e shteteve te Bashkimit Evropian ndodhen ne Bruksel per nje takim te nivelit te larte qe synon miratimin e rregullave te reja per forcimin e kontrolleve mbi shpenzimet qeveritare ne bllokun prej 27 vendesh.

Gjermania dhe Franca pritet ta shfrytezojne takimin dyditesh per te kerkuar ndryshime ne traktatin e BE-se. Dy qeverite thone se ndryshime te tilla do te ndihmonin per te shmangur ne te ardhmen krizat e borxhit si ajo qe tronditi Greqine dhe vendet e tjera evropiane.

Propozimi franko-gjerman i cili ka ngjallur nje debat te gjere kerkon ndryshime ne Traktatin e Lisbones duke perfshire ngritjen e nje fondi te perhershem shpetimi per vendet anetare te zhytur ne borxh.

Nje propozim i tille do te penalizonte gjithashtu vendet qe bejne shpenzime te teperta qeveritare duke pezulluar perkohesisht te drejtat e tyre te votimit ne BE.

Nenpresidentja e Komisionit Evropian Viviane Reding i ka cilesuar thirrjet per ndryshime ne traktat si te papergjegjeshme ndersa Komisioneri i BE-se per financat Olli Rehn tha se pezullimi i te drejtave te votes per vendet anetare do te ishte ne kundershtim me traktatin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›