Një avion luftarak rus shkel hapësirën ajrore kombëtare të Estonisë

Forcat e armatosura estoneze raportuan sot se një avion luftarak rus shkeli hapësirën ajrore të Estonisë, një vend baltik që është anëtar i BE-së dhe NATO-s.
Sipas mediave të huaja, një avion luftarak Su-35 hyri në hapësirën ajrore të Estonisë pa leje të martën në mbrëmje, pranë Gadishullit Juminda (veri).
Ai e kishte të fikur transponderin dhe nuk kishte komunikim me kontrollin e trafikut ajror të Estonisë.
Shkelja zgjati më pak se një minutë dhe është incidenti i parë i tillë që nga fillimi i vitit, thekson njoftimi përkatës.
Ministria e Jashtme e Estonisë thirri të ngarkuarin me punë të ambasadës ruse në Talin për të kërkuar shpjegime.
“Ky është një incident shumë serioz dhe i trishtueshëm, i cili është plotësisht i papranueshëm”, tha Ministri i Jashtëm Margus Tsachkna.
Estonia, e cila kufizohet me Rusinë, e sheh pushtimin rus të Ukrainës si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj kombëtare. Për këtë arsye, që atëherë ajo ka rritur shpenzimet e saj ushtarake.
/rtsh.al/