“Një botë pa Izraelin”,mediat perëndimore: Ahmedinejad,"bisha e errët"

"Imagjinimi i një bote pa Izraelin" për Presidentin e Iranit, Mahmud Ahmedinejad, shënoi një përbuzje nga ana e mediave perëndimore duke e konsideruar si "bisha e errët".
Sipas një artikulli, Henry Kissinger, si dhe 16-të shërbime sekrete amerikane, kanë rënë dakord se në të ardhmen e afërme, Izraeli nuk do të ekzistojë më!
Ndërkohë "New York Post", pohon se Kissinger tha "fjalë për fjalë": "Për 10-vjet, nuk do të ekzistojë më Izraeli".
Deklarata e Kissinger, është e bazuar në raportet e shërbimeve sekrete amerikane. Ai tha se Izraeli ndodhet në rrezik, por se do të shpëtonte, nëse SHBA do t`i jepte disa biliarda dollarë më shumë dhe se me ushtrinë amerikane do të asgjësoheshin disa nga armiqtë e shumtë që ka Izraeli.