Shtohet tensioni Turqi- Siri, 5 të vdekur nga shpërthimi

Shpërthimi i një mortaje në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë ka lënë të vdekur pesë civil turq, duke sjellë edhe rritjen e tensioneve mes dy vendeve.
Siç raportojnë mediat, ushtria turke ka goditur menjehere objektivat brenda Sirisë të mërkurën në përgjigje të bombës mortajë, e cila u gjuajt nga territori sirian dhe që la të vrarë një grua dhe katër fëmijë nga e njëjta familje, duke plagosur të paktën 13 persona të tjerë.
Menjëherë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka kërkuar nga Turqia që t`i mbajë të gjitha kanalet e komunikimit hapur me Sirinë, në mënyrë që të shmangen tensionet në rritje ndërmjet këtyre dy vendeve fqinje.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu pati më herët një bisedë telefonike me Ban Ki- Moon, ku e njoftoi për incidentin e ndodhur gjatë ditës së sotme
Po ashtu mësohet se, Davutoglu ka folur edhe me ndërmjetësuesin sirian, Lakhdar Braimi, lidhur me këtë incident.