E Diel, 1 Nëntor 2026

Një brazilian nderon Flamurtarin, Tirana zhytet në krizë

Flamurtari i ka mjaftuar një gol i shënuar në pjesën e dytë nga braziliani Danilo Alves për të marrë 3 pikët nga ndeshje e vështirë me Tiranën dhe për t’i zhytur edhe më thellë në krizë bardheblutë.

Kjo ishte ndeshja e fundit e javës së 9-të në Kategorinë Superiore, e cila rezultoi e suksesshme për skuadrën vlonjate.

Greca testoi kuadratin e mbrojtur nga Kolici në minutat e para ndërsa Bushic provoi të njëjtën gjë, por pa sukses. Në pjesën e parë rastet e vërteta munguan ndërsa pas pushimit, formacioni vendas ngulmoi më shumë drejt portës së Ilion Likës. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi gjithsesi nga një rrëmujë në prapavijën e kryeqytetasve.

Turtulli dhe Hoxhallari krijuan një situatë krejtësisht të evitueshme në të cilën përfshinë dhe portierin Lika, duke i dhënë mundësinë sulmuesit brazilian Danilo Alvesh, për të shënuar me kuadratin bosh.

Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në vendin e 5-të me 14 pikë, 8 më pak se vendi i parë që u rimor sërish nga Partizani.

Ndërkohë, Tirana ka koleksionuar humbjen e dytë radhazi pas asaj ndaj Laçit dhe 9 ndeshjet e para të kampionatit i ka mbyllur me vetëm 8 pikë të grumbulluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Salvini i “çmendur” pas Milanit, “kryqëzon” Donnarumman e Gattuson për derbin

Superiorja: Ekipet e mëdha fitojnë me përmbysje, Partizani ruan kreun

Kapiteni hero! Milano vishet zikaltër

Liga e Kombeve, “katapulta” e Kosovës. Nga “lufta” për njohje në Europian?!

Braktisi futbollin 28 vjeç për të shitur fshesa me korrent

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›