E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesë grupit të Shijakut, policia arreston dhe mundësin Elis Guri

Mega operacioni i koduar “VOL-VO 4”, i shtrirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë, sipas policisë goditi 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Në një deklaratë, policia bëri të ditur se janë vënë në pranga 27 persona, nga ku mësohet se mes tyre është edhe mundësi shkodran, Elis Guri, i cili akuzohet për ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe “Trafikim i narkotikëve”.

Policia ka bërë të ditur se Elis Guri u prangos në Shkodër. Mundësi Elis Guri përfaqëson prej disa vitesh shtetin bullgar në sportin mundje. Ende nuk është i qartë roli i tij në bandën e trafikut të drogës, por ai bëhet sportisti i dytë i skeduar pas Astmer Bilalit i arrestuar muajin e kaluar si pjesë e grupit kriminal "Bajri" në kryeqendrën e veriut. Por edhe të trajnerit të Kombëtares së Femrave, Armir Grima.

Elis Guri ka lindur në Shkodër më 6 korrik 1983 dhe garon ne peshën 96 kg. Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg. Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Mega-operacion në 12 qytete, 27 në pranga. Xhafaj premton të tjera arrestime

“Super operacioni” i policisë në Shijak, lihet i lirë pas 12 orësh Flamur Avdyli!

Me maska e të armatosur, shqiptarët vodhën 800 mijë euro bizhuteri

Ish-drejtori i burgjeve pas hekurave, arrestohet dhe Arben Ndoka

Goditen të “fortët” e Shijakut, trafikonin heroinë në Shqipëri e Gjermani

Spërkati makinën me benzinë, digjet 39-vjeçari

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›