E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje burre gjendet i vdekur ne autostraden Tirane-Durres

Kufoma Dyshohet se 65-vjecari nga Ndroqi eshte viktime e nje aksidenti

Nje kufome eshte gjetur ne afersi te superstrades Tirane-Durres duke shkaktuar edhe bllokimin e qarkullimit ne kete krah te saj. Trupi i pajete i nje burri ne moshe eshte gjetur rreth 20 metra larg dhe paraprakisht dyshohet qe ai te jete viktime e nje aksidenti automobilistik qe ka mbetur i paevidentuar. Kufoma u gjet ne zonen e superstrades qe ndodhet mes Sukthit dhe mbikalimit te Shen Vlashit dhe me te marre njoftimin eksperte te qarkullimit rrugor kane nisur keqyrjen e superstrades per te siguruar prova qe mbeshtesin idene e nje aksidenti vdekjeprures ndersa trupi eshte terhequr dhe derguar ne morgun e spitalit te Durresit per tiu nenshtruar ekspertizes mjeko-ligjore qe do te percaktoje qarte dhe shkakun e vdekjes se personit i cili u identifikua nga familjaret e vet si Sefer Kurti 65 vjec me banim ne fshatin Ndroq te Tiranes. Nga keqyrja paraprake e trupit nuk ka rezultuar te kete plage te shkaktuara me arme zjarri a ndonje mjet te forte qe te dyshohet per ndonje krim te rende kunder personit megjithate do te jete eksperti mjeko-ligjor qe do te thote fjalen e fundit dhe zyrtare. Per shkak te keqyrjes se superstrades ne nje gjatesi qe mund te perkoje me kryerjen e nje aksidenti te mundshem ne shpejtesi u krijua pas mesdites se te martes bllokim i perkohshem i levizjes ne kahun Tirane-Durres dhe me pas rruga u la e lire ne njeren korsi duke shkaktuar ngadalesim ne levizje.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›