Nje burre qe si permendi kurre titujt
Ne nderim te profesorit dhe matematikanit te shquar Agim Karcanaj
Plot 40 vjet me pare fillova studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne degen e Kimise Industriale.
Profesoret qe u prezantuan per lendet qe do te zhvillonim ishin te gjithe te pergatitur te afte e me autoritet te padiskutueshem. Shumica e tyre ishin te rinj ne moshe me i madhi i te rinjve nuk i kishte kaluar te tridhjete e pestat.
Ne shkrimin tim do te ndalem ne njerin prej tyre qe per gati 10 vitet e fundit u be nje nga miqte e mi me te mire. E kam fjalen per zotin Agim Karcanaj profesorin e matematikes qe u nda nga jeta nje vit me pare nga nje atak kardiak kur sapo po behej gati per te hyre ne salle per leksionin e radhes.
Atehere profesor Agim Karcanaj ishte i ri ne moshe pak mbi te tridhjetat. Portreti i tij ishte madheshtor trup mesatar elegant i shendetshem e i fuqishem si lis veshur me shume shije. Tiparet e fytyres te rregullta e te harmonizuara ne nje menyre te persosur i jepnin atij nje pamje prej intelektuali te vertete.
Karakter i forte burreror me vullnet te hekurt objektiv dhe proverbalisht i ndershem. Kontraste te cuditshme te temperamentit te tij i urte i ndrojtur i heshtur dhe melankolik. Nuk afrohej me njeri.
Rrethi i miqve dhe i shokeve ishte teper i kufizuar. Ishte i sjellshem e i duruar por ne ndonje rast mjaftonte vetem nje veprim i pamatur apo ndonje hile qe ai te cfaqte nje nervozizem te skajshem qe e bente ate te paparashikueshem.
Pavarsisht qe kishim edhe tekste per lenden e matematikes profesori vendosi te na i diktonte leksionet.
Te gjithe e ndiqnin pa humbur asnje fjale. Zeri i tij ishte kumbues i qarte e melodioz. Leksione teper te koncentruara fraza perfekte elegante te llogaritura mire e me qartesi te habitshme.
Asnje fjale nuk mund te hiqej apo shtohej se do te prishte harmonine. shte pikerisht kjo arsyeja qe ne te gjitha leksionet e mbajtura prej tij apo me morine e shumte te teksteve te shkruara te mos gjesh qofte edhe nje fjale apo shprehje te paqarte per cdo student qofte edhe me kulture mesatare.
Ishte pikerisht autoriteti i padiskutueshem i tij qartesia e mendimeve dhe trajtimi konciz e i sakte i leksioneve qe impononte qetesi absolute gjate ores se leksioneve. Si student te rinj qe ishim interesoheshim dicka me shume per profesoret tane.
Nje shok i imi student i vitit te fundit te matematikes u habit kur i thashe qe leksionet e kesaj lende na i jepte profesor Karcanaj. Si ka mundesi - u shpreh ai profesori jep vetem ne degen e kursit tone te matematikes. Kini kujdes- me keshilloi eshte teper i zoti shpirtmadh por edhe shume kerkues.
Profesor Agim Karcanaj mbaroi Fakultetin e Shkencave te Natyres per Matematike-Fizike ne vitin 1958.
Per rezultatet e shkelqyera u mbajt profesor ne degen e matematikes. Kishte nje vit qe ishte themeluar Universiteti i Tiranes por qe nga viti 1951 funksiononte Instituti Pedagogjik.
Profesor Karcanaj iu bashkua nje grupi te ngushte profesoresh qe kishin studiuar ne perendim para luftes si Qazim Turdiu Kristaq Fundo dhe disa te rinj te diplomuar ne vendet e lindjes dhe ne vend nga fillimi i viteve 50 e ne vazhdim si Petraq Pilika Osman Kraja Shaban Baxhaku Aristokli ifligu dhe Aleko Minga.
Gradualisht me kalimin e viteve profesor Agim Karcanaj u pozicionua kryesisht ne disiplinat gjeometrike matematiken elementare teorine e numrave etj drejtime sa te vjetra edhe te veshtira qe kerkojne njohuri te thella imagjinate e fantazi te vecante qe vetem nje profesor dhe matematikan i permasave te tij mund ti bente balle ti pervetesonte ato ne nivelin maksimal e te behej zot i tyre.
Prej disa dekadash ai ideoi e programoi keto lende duke u dhene vendin e duhur ne raport me disiplinat e tjera pasi aktualisht jane nga me formueset per profesoret e ardhshem.
E kur e kishim te qarte tablone e ketij profesori te vecante erdhi edhe koha e provimit te pare. Ishte nje nga lendet qe percaktonte ne nje fare mase edhe vazhdueshmerine e arsimit tone te larte. Emocionet ishin te medha ne provim.
Te paket ishin studentet qe kishin nje fare sigurie. Ne fakt ne kishim studiuar shume pavarsisht boshlleqeve te programeve te shkollave te mesme profesionale per lenden e matematikes dhe shkeputjes disa vjecare ishte viti qe nuk kishte mature per shkak te ndryshimit te sistemit arsimor nga shtate ne tete vjecar.
Ne fakt profesori e kuptoi sikletin tone. Pavarisht natyres se tij te mbyllur e te vecuar ai i donte shume studentet. Na afrohej ne tavoline gjate pergatitjes e na ndihmonte per ndonje gje duke na folur me dhembshuri. Burrat e medhenj ne pergjithesi kane shpirt te madh. E kuptoi qe kishim punuar shume dhe rezultatet ishin te mira.
Kjo fisnikeri e tij e rriti aq shume respektin tone ndaj tij sa qe pothuajse ishte nga te paktet qe ne e shikonim me admirim e respekt te vecante jo vetem gjate kohes se studimeve po edhe me pas me kalimin e viteve.
Aktivitet i ngjeshur shkencor e botime pa fund gjate 50 viteve. Rreth 14 tekste teorike dhe ushtrimesh per nje seri lendesh per degen e matematikes si Matematike Elementare Gjeometri analitike Gjeometri e larte Bazat e gjeometrise Teoria e numrave Topoligjia e pergjithshme etj. Si bashkautor Karcanaj zgjidhte profesore te talentuar kryesisht Agim Bardullen nje profesor e matematikan i shkelqyer.
Profesor Agim Karcanaj ishte i pari qe ne nje grup te ngushte bashkepunetoresh organizuan olimpiaden e pare kombetare te matematikes per shkollat e mesme ne vitin 1975 e qe ka vazhduar rregullisht cdo vit. Ushtrimet e olimpiadave kombetare e nderkombetare per gati 20 vjet me rradhe jane botuar ne gjashte volume e jane ne treg.
Nje shumellojshmeri ushtrimesh te zgjedhura e te krijuara me aq kujdes per te vene ne levizje inteligjencen e fantazine e nxenesve te talentuar.
Nga ana tjeter profesor Karcanaj eshte hartues i kater planeve mesimore te karakterit universitar nente programeve te lendeve universitare dy programeve te lendeve pasuniversitare si dhe mbajtes i nje sere referatave shkencore dhe dhenes leksionesh per kualifikimin e mesuesve te shkollave te mesme.
Gjithashtu ai eshte krijues i drejtimeve te reja shkencore ne fushat e gjeometrise projektive gjeometrive te fundme dhe gjeometrive joekuklidiane. Se fundi ishte udheheqes i tre disertacioneve per graden Doktor.
Ky profesor i zoti e pasionant qe ne kushte te tjera do ta kishte rrembyer cdo universitet prestigjioz ne bote qe do te ishte krenar per te per gati 20 vjet me rradhe qe nga mesi i viteve 60 te shekullit te kaluar vec ngarkeses maksimale si lektor dhe aktivitetit te ngjeshur shkencor do ta shihje cdo vit ne zbore e aksione bashke me studentet duke ndertuar trase ne hekurudha hapje rrugesh e tokash te reja ne te kater anet e vendit. Ashtu sic bente punen e profesorit me ndershmeri e seriozitet ashtu e shihje edhe ne keto aksione.
Te vinte vertet keq te shihje ate burre ashtu te heshtur si gjithmone te mbytur nga djersa e pluhuri duke mos iu shmangur per asnje arsye ketyre formave diskriminuese e poshteruese.
Vitet kalonin e une shihja shpesh profesorin duke kaluar rruges e kryesisht ne fakultet. Nuk behej fjale per tu salutuar me te.
Ai asnje here nuk shikonte sikur ti dilje edhe perballe. Te jepte pershtypjen qe ishte i pavemendshem dhe ashtu ishte vertet. Truri i tij ne cdo moment ishte ne pune me siguri duke bluajtur ndonje ushtrim qe mund ta kish gjetur diku.
Rasti e solli qe para 7-8 vjetesh me disa miqte e mi profesore te fakultetit ishim duke pire kafe ne nje lokal ne qender te Tiranes kur befas u shfaq profesor Karcanaj. Miqte e ftuan te ulej e ai u takua me ta.
I vetmi i panjohur ne ate tavoline isha une. I pyeti miqte se kush isha. Nuk i lashe te pergjigjeshin por u prezantova vete. I thashe qe kam qene student i tij ne degen e Kimise ne vitet 1970-1972. Me pa me vemendje.
Asnje shenje se me mbante mend. Ne fund te fundit kishin kaluar 30 vjet e une natyrisht kisha ndryshuar. Rastesia eshte e cuditshme. Vite te tera e shihja me admirim dhe imagjinoja se sa shume do te me pelqente te takohesha me te.
Tani e kisha perballe ne tavoline. I shpreha respektin dhe admirimin tim dhe te te gjithe kursit tone. Fjalet e mia te sinqerta e preken dhe u cudita qe ai njeri me karakter te forte u prek e u perlot. Qe ne ate cast u beme miq e nuk u ndame deri ne fund.
Takoheshim pothuajse perdite. Zbulova tek ai vlera qe si kisha njohur me pare. Mund te them me plot goje se ishte nje nga miqte e mi me te mire teper i sinqerte nuk genjente kurre shpirtmadh e fisnik qe jepte zgjidhje te mencura per cdo hall e shqetesim qe kishe.
Une e doja dhe e respektoja maksimalisht. Me dukej cudi qe edhe ai nuk rrinte dot pa mua. Vendosem perfundimisht si pike takimi kafenene te Taivani. Tavolina jone ishte ne nje pozicion te vecante e mbrojtur nga korrentet e ajrit dhe ventilimet.
Sic thashe edhe me siper profesor Karcanaj kishte nje numer teper te kufizuar miqsh e shokesh. Ata qe donin ta takonin e kishin fare kollaj. Vec dy diteve ne jave qe kishte mesim ne fakultet ditet e tjera e gjeje aty.
Bashkeshoqerues i perhershem ne tavolinen tone per kafe ishte dhe miku yne i perbashket Hasan Karagjozi nje nga me te shquarit e te moralshmit profesore te Fakultetit te Shkencave te Natyres nje aristokrat i lindur pinjoll i nje prej familjeve fisnike te qytetit te Gjirokastres.
Profesor me emer e te nderuar vinin ta takonin profesor Karcanajin duke mos perjashtuar ata qe i kane dhene tonin atij fakulteti nder te cilet profesoret e nderuar Osman Kraja Aleko Minga Niko Thomo e plot te tjere.
E ndjeja se e donin dhe e respektonin shume. Nje burre i vecante e babaxhan qe e vizitonte shpesh profesor Karcanajin ishte nje shok klase i te vetmit gjimnaz te asaj kohe ne Tirane zoti Agron Babamusta nje profesor i shkelqyer matematike dhe intelektual i klasit te pare.
Ai e donte dhe e respektonte aq shume profesorin saqe na thoshte shpesh qe po ta dinin pronaret e Taivanit se me ke kishin te benin do ndjeheshin krenar e te nderuar qe lokalin e tyre e frekuentonte nje personalitet i permasave te medha qe per te ishte i pakrahasueshem.
Dua te permend ketu edhe nje anetar te familjes se profesorit vellain e tij Luan Karcanaj qe vinte shpesh per ta takuar. Me ishte fiksuar portreti i tij 30 vjet me pare por nuk e dija kush ishte.
Dija vetem qe punonte ne nje institut dhe profesor ne universitet. Binte ne sy ne Tirane per elegancen dhe seriozitetin nje zoteri i vertete i virtytshem dhe symbol i miresise dhe xhentileses.
Aktualisht eshte Dekan i Fakultetit te Elektronikes ne Universitetin Kristal dhe padyshim nje nga personalitet e shquara te elektronikes shqiptare.
Per ta mbyllur me miqte dua te ve ne dukje se jo rastesisht zgjodha gazeten Shekulli per te botuar kete shkrim homazh. Ne fund te fundit eshte nder per gazeten. E zgjodha se botuesi i saj Koco Kokedhima nje nga biznesmenet me serioz dhe me te suksesshem ka mbaruar degen e matematikes dhe ka qene nje nga studentet me te zote e qe profesor Karcanaj e vleresonte ne menyre te vecante.
Profesor Agim Karcanaj i kishte te gjithe titujt shkencore Profesor doktor por nuk i permendi kurre ato. Burra te tille nuk eshte e nevojshme ti permendin titujt. Ato ia kane dhene me kohe mijera studente qe per 50 vjet me rradhe ka pergatitur e qe sot jane shperndare ne te gjitha nivelet e shkollave te vendit.
E ky profesor i talentuar nuk u be kurre xheloz kur plot te tjere medioker servile e puthadore merrnin tituj e pensione suplementare e te tjera shperblime te pamerituara. Nga ana tjeter ndihej keq kur kolege e ish studente vinin ne dukje aftesite e tij te jashtezakonshme.
Ai mbeti deri diten e fundit i heshtur e fjalepake duke vazhduar te jepte mesim si i jashtem me nje shperblim qesharak vetem e vetem se ndjente pergjegjesine pasi lendet e tij kishin shkalle te larte veshtiresie dhe profesoret me te rinj nguronin te angazhoheshin. Nje nga koleget e miqte e Karcanajit qe jep dy prej atyre lendeve profesor Kujtim Dule thote qe per njeren prej tyre i jane dashur me shume se 5 vjet per ta pervehtesuar sic duhet.
Diten e fundit te jetes e pikerisht me 24 nentor te vitit 2009 profesor Karcanaj arriti ne kateder e po behej gati te futej ne auditor per leksionin e rradhes por dhjete minuta para se te binte zilja u ndje keq dobesi qe e kishte vene re edhe gjate rruges per ne fakultet. Koleget qe iu ndodhen afer e deguan me urgjence ne spital.
Mjeket konstatuan nje infarkt por me gjithe masat e marra nuk arriten dot ta kthenin ne jete. Keshtu rreth ores 1500 zemra e ketij burri te pamposhtur pushoi se rrahuri. E ku ka fund me dinjitoz se sa ky per nje njeri te permasave te medha.
Ashtu si ata pak artiste te medhenj qe kane vdekur ne skene ashtu ndodhi edhe me profesor Karcanaj nje profesor i zoti e pasionant qe ato lende aq te veshtira i trajtonte me aq elegance e fantazi si askush tjeter.
Rreth ores 1530 zilja e celularit me nxorri ne ekran emrin e Luan Karcanajit vellait te profesorit. Zeri qe erdhi nga krahu tjeter ishte i shuar. Me fjale te mbytura nga dhimbja dhe lotet ai me njoftoi lajmin e kobshem.
Shkova menjehere ne shtepine e profesorit. Ai qendronte i shtrire ne mes te dhomes rrethuar nga miq e te aferm. Edhe ashtu sic ishte pa jete ai ishte me i madherishem se kurre.
Te nesermen para se te nisej per ne banesen e fundit dekani i Fakultetit te Shkencave te Natyres profesor Ilir Malollari organizoi ne ambjentet e fakultetit homazhe per nder te tij.
Mijera te njohur studente profesore e ish studente qe e moren vesh i bene nderimet e fundit ketij profesori qe per 51 vjet me rradhe ishte nje nder figurat me te shquara. Dhimbje pa fund shihej te te gjithe ata qe kalonin para trupit te tij per ta nderuar.
Ai nuk e priste vdekjen se i erdhi aq pa pritur.
Them se nese do kishte ndonje amanet jam i bindur qe do kerkonte ta dergonin ne banesen e fundit nga Fakulteti i Shkencave te Natyres nga ai tempull i dijes qe permbi gjysem shekulli dha maksimumin e mundshem ne dobi te arsimit e dijes ne nivelin me te larte universitar.
Ka nje vit qe ne aditoret e Fakultetit te Shkencave te Natyres mungon mjeshtri i madh i matematikes. Mungesa e tij ndihet kudo kolegeve me te rinj u mungon udheheqesi shpirteror qe ne cdo rast ishte mbrojtesi i tyre kunder cdo lloj arbitrariteti dhe padrejtesie.
Prej nje viti karrigia e profesor Karcanajit ne kafe Taivan eshte bosh. Edhe kur ishte gjalle kur ai kishte mesim ne ate karrige nuk ulej njeri. Aq me teper tani qe nuk eshte me.
Ajo karrige rri gjithmone bosh ne nderim te ketij miku te madh e te pazevendesueshem pasi na duket sakrilegj nese dikush do ulej ne vendin e tij.
Me kete rast dua tu bej nje homazh edhe profesoreve te mi te fakultetit qe nuk jetojne me duke filluar nga Minella Karajani Mihallaq Hajri Haxhiu Sefer Matja e ndonje tjeter e per ta mbyllur me me te riun ne moshe profesor Besnik Sykja nje djale i talentuar e i jashtezakonshem qe nderroi jete kur sapo kishte mbushur 36 vjec. U prehshin ne paqe e Zoti i paste ne mbrojtje shpirtrat e tyre.