E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta e PS Balla Sna interesojne fletet e votimit

Oferta e opozites per daljen nga ngerci politik qe ka perfshire vendin per me shume se nje vit ishte tema e diskutimit ne panelin e Top Show kete mbremje ne Top Channel.

Te ftuar ne panelin e Top Show ishin analiste gazetare si dhe deputeti i Partise Demokratike dhe kryetari i kesaj partie per qytetin e Tiranes Aldo Bumci dhe deputeti socialist Taulant Balla.

Ne fjalen e tij deputeti Balla e cilesoi oferten e dorezuar me 22 tetor ne tryezen e kryeministrit Berisha nga vete kryetari socialist Edi Rama si koncesionin i fundit qe opozita i ben mazhorances per gjetjen e nje zgjidhjeje per te hedhur pas kraheve krizen politike.

Kjo eshte oferta dhe koncesioni i fundit qe ne kemi bere per mese 14 muajsh lidhur me objektin e hetimit te parregullsive te zgjedhjeve te 2009-es. Kjo eshte oferta e fundit tha zoti Balla.

Me tej deputeti socialist beri nje panorame te leshimeve te opozites qe sipas tij kane nisur nga refuzimi i Berishes per te hetuar ne menyre te pakufizuar zgjedhjet e 2009-es. Balla tha se tashme Partia Socialiste ka hequr nga kerkesat e saj hapjen e kutive te fleteve te votimit dhe kerkon vetem hetimin e materialeve zgjedhore.

Ne 6 shtator te 2009 PS kushtezoi pjesemarrjen ne Kuvend me hetim te plote te te gjitha parregullsive ne procesin zgjedhor numerimin dhunimin e administrates publike te burgosurit etj. Partia Demokratike dhe Sali Berisha refuzoi nje hetim te plote te zgjedhjeve. U desh rezoluta e PE-se per te celur hetimin e zgjedhjeve. Dita e betimit eshte edhe dita qe ne kemi bere kete ndarje te pare ndermjet fleteve te votimit dhe materialeve zgjedhore. U desh kohe e gjate deri tek rezoluta e PE-se e cila tha qarte se ne Shqiperi ka nevoje per hetim te plote te zgjedhjeve me ane te nje komisioni hetimor parlamentar me shumice te opozites. Ne fillim te sesionit te ri parlamentar ne kerkuam vetem materialet zgjedhore duke kushtezuar ceshtjen e fleteve te votimit ndaj eshte oferta e fundit. Permes firmave te deputeteve i dhame PD kete oferte qe perfundimisht sanksionon si objekt te pakushtezuar hetimor te materialeve zgjedhore per fletet e votimit nuk kemi asnje interes tha Balla.

Por pavaresisht se do te hetohen materialet zgjedhore deputeti socialist i Qarkut te Elbasanit u shpreh se fletet e votimit nuk duhet te digjen ashtu sikunder kerkon mazhoranca pasi sipas tij pas hetimit te komisionit hetimor fletet mund te sherbejne si pike reference per organet e tjera hetimore sic eshte edhe prokuroria.

Fletet te mos digjen pasi nga hetimi i komisionit hetimor fletet mund te perdoren si reference per hetime te metejshme te institucioneve te tjera sic eshte prokuroria deklaroi Balla.

Nderkohe ne fjalen e tij deputeti demokrat Aldo Bumci kundershtoi deputetin Balla duke deklaruar se ne propozimin e dates 22 tetor qe ka marre kryeministri Berisha perfshihet fraza hetim i pakufizuar. Sipas Bumcit qendrimi i mazhorances per hetim te kufizuar nuk eshte politik por ligjor dhe ne zbatim te Kodit Elektoral te miratuar me konsensus mes dy partive me te medha.

Ne kemi patur nje qendrim ligjor jo politik. Te zbatojme Kodin Elektoral qe kemi hartuar bashke dhe ndertuar bashke. Te drejten per te rinumeruar fletet e merr me vendim gjykata. Qendrimi yne eshte ligjor. Shkoni ne gjykate dhe gjykata mund te vendose kunder nesh. Oferta qe ka marre kryeministri me 22 tetor permban fjalen hetim i pakufizuar qe eshte kunder vendimit te gjykates. Nje hetim i pakufizuar eshte nje hetim anti-kushtetues. Kjo oferte politike eshte dhene me 22 tetor ne doren e Berishes deklaroi Bumci.

Por ne fjalen e tij ish-kryetari i Komisionit Zgjedhor CClirim Gjata u shpreh se fletet e votimit dhe materialet zgjedhore nuk mund te ndahen pasi jane pjese e te njejtit proces por qe jane ndare sipas tij per arsye administrative.

Zoti Gjata renditi tre arsye se pse hetimi i zgjedhjeve sipas tij nuk eshte ne kompetence te Kuvendit.

Ckuptim ka ti ndash materialet nga fletet parlamenti nuk e ben dot nje hetim te tille nese do te ishte e ligjshme hapja e materialeve do te ishe e ligjshme edhe hapja e fleteve. Parlamenti nuk mund te kryeje kete hetim pasi e para hetimi nuk eshte ne juridiksionin e parlamentit e dyta vendimet e Gjykates Kushtetuese kufizojne objektin e hetimit dhe e treta ka konflikt interesi nuk mundet parlamenti te hetoje ate proces nga ku ka dale vete tha zoti Gjata.

Persa i perket protestes se paralajmeruar te opozites me 26 nentor duke nisur nga qyteti i Elbasanit deputeti socialist Taulant Balla tha se ajo do te zhvillohet pavaresisht pergjigjes se mazhorances mbi oferten e socialisteve.

Protesta e dates 26 do te zhvillohet. Shqiptaret kane plot arsye per te protestuar u shpreh Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›