E Diel, 1 Nëntor 2026

Një defekt lë pa energji disa zona në Durrës

Një defekt në linjën 35 kv Shkozet- Durrës ka lenë pa energji disa zona të qytetit bregdetar të Durrësit.

Sipas një njoftimi të CEZ Shpërndarje, pa energji elektrike kanë mbetur  nënstacioni i Durrësit, Porto- Romano, Shkozeti, Zona e Kënetës, fshati Rinia dhe Bishti i Pallës.

CEZ nuk ka bërë me dije kohën në të cilën mund të riparohet defekti, ndërsa njofton se po punohet për riparimin e tij dhe rikthimin e energjisë elektrike sa më parë për banorët e këtyre zonave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›