Topalli: Nuk më ka ardhur letër nga Ruçi, të mos humbim kohë

Në faqen e saj zyrtare thuhet se në zyrën e Topallit e saj “nuk ka mbërritur zyrtarisht, as ne shqip dhe as ne anglisht, asnjë letër nga Kryetari i grupit parlamentar te PS, zoti Gramoz Ruçi”.
Kryetarja e Kuvendit shpreson qe letra, e publikuar ne media prej gati 24-oresh, te mos jete një qëndrim zyrtar i Partisë Socialiste, pasi nëpërmjet saj kërkohet shtyrja e diskutimit për ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imuniteteve, ne sesionin e ardhsheëm.
“Duke sjelle në vëmendje se heqja e imunitetit për zyrtaret e lartë dhe gjyqtaret është një nga 12 rekomandimet kyçe për marrjen e statusit kandidat ne Bashkimin Evropian, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i bën thirrje Partisë Socialiste t'i bashkohet nismës se depozituar ne Kuvend dhe ne datën 6 gusht te votojnë unanimisht për heqjen e imuniteteve”.
Duke theksuar se nisma për heqjen e imuniteteve është një projekt i hartuar nga misioni Euralius i Komisionit Europian dhe i PACA, projekti Antikorrupsion për Shqiperinë pranë Këshillit te Evropës, Kryetarja e Kuvendit thekson se Parlamenti i Shqipërisë ka ndjekur te gjitha procedurat ligjore për te futur ne axhende këtë nisme për ndryshimin e Kushtetutës.
Zonja Topalli sjell në vëmendje se, ne Konferencën e Kryetareve te organizuar për këtë çështje, Partia Socialiste nuk ka shfaqur kundërshtime dhe ka kërkuar te njihet me projektin. Prej atij momenti, janë njoftuar deputetet dhe nisma është shpallur publikisht, duke repsktuar te gjitha kërkesat e Rregullores për këtë çështje, e cila është miratuar me konsensusin e te dyja palëve ne vitin 2008 për të shmangur veprimet e nxituara.
Duke ftuar edhe një here për bashkëpunim Partine Socialiste, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, thekson se shqiptaret nuk kanë kohe për te humbur me justifikime. Interesi i shqiptareve është që heqja e imuniteteve te miratohet me datën 6 Gusht për t'i dhënë vendit shansin e merituar ne ecjen përpara drejt integrimit evropian me standardin e transparencës dhe barazisë para ligjit te politikaneve, zyrtareve te lartë dhe gjyqtareve.
2012-07-17 12:42