E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një ditë pas stuhisë në Kukës, në Tropojë e Has për disa orë u ndërpre energjia elektrike

Një ditë pas reshjeve me intensitet të lartë dhe erërave të forta, qyteti i Kukësit është zgjuar i qetë.

Si në rrugët rurale edhe në akset e tjera nuk janë shfaqur probleme për sa i përket qarkullimit të automjeteve. Nga vëzhgimet në terren, edhe rrugët rurale nuk kanë pasur rënie gurësh.

Sipas informacioneve deri tani, nuk ka pasur problematika as në rrjetin e energjisë elektrike dhe as në akset rrugore.

Kushtet atmosferike shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në Njësinë Administrative Llugaj, Tropojë e Vjetër dhe në Njësinë Administrative Golaj, Has. Ndërsa në Kukës, furnizimi me energji nuk ka pasur probleme, pasi defektet e vogla janë riparuar dhe energjia është rikthyer brenda ditës së djeshme.

Ndryshe nga dita e djeshme, sot mëngjesi ka nisur më i qetë në qytet dhe në zonat përreth, me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›