E Diel, 1 Nëntor 2026

Një ditë plot dashuri

Një film i bazuar në romanin bestseller të David Nicholls. Ai flet për natën e diplomimit të një vajzë dhe një djali si dhe lidhjen e një miqësie të përjetshme. Filmi shfaqet në DigiGold prej të hënës së ardhshme.

Pasi kalojnë natën e diplomimit së bashku, një vajzë dhe një djalë lidhin një miqësi të përjetshme. Përgjatë 20 viteve të ardhshme, secili prej tyre do të tregohet në po të njëjtën datë dhe në momente të ndryshme të jetëve të tyre.

Por një ditë udhët dhe udhëkryqi i fatit do t’i dërgojë këta të rinj të bukur të vitit 1988 në një pikë që quhet datë e beqarisë e që kjo datë parkon më datën 15 korrik.

Të jesh britanik, sikurse janë dy karakteret kryesore – emrat e të cilëve janë Emma dhe Dex dhe luhen nga aktorët Anne Hathaway dhe Jim Sturgess — do të kuptonit këtë datë që i takon me kalendar të festave të sitës së St. Swithin’s, e cila është një datë që shihet edhe tek këngët e dashurisë të Billy Bragg apo këngëtarë të tjerë të romantikës.

Këngët e dashurisë ndonjëherë jo vetëm që thyejnë mendje, por edhe të bëjnë të ndjeshëm shpirtërisht dhe tani mund të numërojmë plot këngë të këtilla që janë bërë viteve të fundit.

Ndoshta dita e Shën Valentinit do të bëjë që ky film të jetë shumë i përshtatshëm për ata që dëshirojnë ta mbushin shpirtin e tyre plot romancë dhe një të tillë ua siguron, madje në përqindje të madhe, filmi që bazohet në romanin e dashurisë të David Nicholls, e që quhet “One Day”.

Dashuria ndonjëherë është më shumë se seks dhe kjo vlen për të dy karakteret, si për mashkullin dhe si për femrën. Pavarësisht se të dy karakteret e konsiderojnë vetën shokë, ata nuk duhet ta mohojnë se mund të bëhen edhe partnerë të dashuruar, madje edhe për jetë.

Por, në film ngrihen pyetje të ndryshme, të cilat e bëjnë këtë film me ngjarje interesante, ngritje dhe ulje profesionale, ndjenja të forta dhe jo të forta dhe vëmendje që sillet gjithmonë nëpërmes dy karaktereve, por edhe karaktereve të tjera.

Këtu është dallimi sepse kemi të bëjmë më një film me ndjenja të fuqishme që i jep kuptim dashurisë, e cila zhvillohet nëpërmes një klimaksi që thjesht të lëvizë shpirtin, madje edhe personave që nuk janë emotivë. Filmi është një zhanër i romancës në dramë që e bën atë një miks interesant të dramës njerëzore në dashuri. Por, çdo fund ka një këngë, një këngë që urrejtjen e shndërron në dashuri.

“One Day” është një film që mund të shikohet pa përcjelljen e prindërve nga personat mbi moshën 13 vjeçare.

One Day

Regjia: Lone Scherfig; skenari: David Nicholls, bazuar në romanin e tij; drejtor i fotografisë: Benoit Delhomme; montazha: Barney Pilling; muzika: Rachel Portman; dizajner: Mark Tildesley; kostumet: Odile Dicks-Mireaux; producentë: Nina Jacobson; Distributor: Focus Features.

Aktorë: Anne Hathaway (Emma), Jim Sturgess (Dexter), Patricia Clarkson (Alison), Ken Stott (Steven), Romola Garai (Sylvie) dhe Rafe Spall (Ian).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›