E Diel, 1 Nëntor 2026

Një drejtim i gabuar

magdalenaNga Magdalena Ramohito

Pas njëzet e dy vjetësh tranzicion, në qendër të të gjithë debateve mbi zhvillimet në fushën politike, ekonomike dhe shoqërore duket qartë se është pyetja: Po tani? Si do të dalim nga gjithë kjo marrëzi, që duam sduam nuk mund të vetë përjashtohet askush? Cila forcë politike do të jetë ajo që mund të na bindë se është e aftë të na nxjerrë sado pak nga pika ku kemi mbërritur? A mund të ketë më shpresë dhe besim tek politika në përgjithësi si një instrument, që mund të ndryshojë diçka?

Opinionet e shprehura mbi këtë dilemë, përjashto legjionet e militantëve të pozicionuar në mënyrë të pakthyeshme në llogoret përkatëse, konvergojnë pothuajse në një pikë: Të largohet kjo klasë politike, e cila ka mbjellë korrupsion, mediokritet në drejtim, e si pasojë një ecje jashtëzakonisht të ngadaltë, mbi të gjitha në arritjen e objektivave qendrore, që ajo vetë i ka vendosur.

Në fakt nuk gjen njeri sot në këtë vend, përjashto ata që janë të përfshirë- nuk ka rëndësi se në çfarë mënyre në tortën e pushtetit, që nuk është alergjik ndaj çdo deklarate politike. Të gjithë pa përjashtim të rinj e të vjetër, të partive ekzistuese edhe ata të partive të krijuara rishtas, nuk mund të na entuziazmojnë më. Zhgënjimi mbizotëron sot shoqëruar me një neveri të ligjshme tek çdo shqiptar, qe si ai Plaku i Heminguej-it u stërmundua duke shpenzuar energji të pallogaritshme përgjatë valëve të rrymta të këtij tranzicioni të rrallë në llojin e vet përfitoi në fund fare skeletin e peshkut, në këmbim të krenarisë së tij natyrale.

Kjo specie për fat akoma rezistente, në saj të forcës së intelektit e të karakterit, në ndonjë rast për shkak të përgjegjësive familjare edhe ka bërë sikur është nënshtruar, duke zbatuar urdhra idiotësh, apo aprovuar sjellje të ndërkryera shefash militant apo shokë birucash të ashtuquajtur kolegë nuk ka marrë besimin e pushtetit, të cilitdo pushtet sepse maska sado fortë të ngjishet ajo nuk rri aq mirë sa të duket natyrale (çfarë nuk është e natyrshme nuk është perfekte). Janë pikërisht këta njerëz që shqetësohen seriozisht sot për fatet e këtij populli, sepse në fund të fundit synimet individuale nuk mund të arrihen po nuk ishin të pajtuara me ato të përgjithshmet. Janë këta njerëz që nuk mund të besojnë më tek objektivat e Integrimit Evropian, sepse ndryshe nga shtresat e zhytura në terrin e informacionit ata e dine mirë sepse:

1. Qëllimet janë jo të qarta

2. Raportet midis qëllimeve dhe mjeteve për të arritur këto objektiva nuk janë të qarta

3. Sepse nuk zotërohen metoda që të vihen ekskluzivisht në veprim

4. Sepse vetë administrata nuk i vlerëson drejt marrëdhëniet midis qëllimeve dhe mjeteve

5. Sepse gjithë klasa politike është e përçarë

Prandaj sot më shumë se kurrë vlerësohet organizimi dhe drejtimi, sepse problemi qendror i drejtimit është të pajtojë qëllimet e mëdha të vetë qeverisë me ato të individit. Si mund të arrihet kjo, nuk besohet se ka qenë deri tani shqetësimi i Atyre, që kanë drejtuar këto 20 vjet nëse mund të quhet drejtim thjesht të qenit në krye të Këshillit të Ministrave. Nëse ekzaminojmë rrugët aktuale të zgjidhjes së dilemës së qeverisjes, konstatohet se ajo është bazuar në shmangien e supozimeve për sjelljen njerëzore.

Imazhi i individit vendos stilin e drejtimit

Kjo ilustrohet nga krahasimi i asaj që sociologët e quajnë Teoria X dhe Teoria Y Po citoj dy cilësitë, që sipas meje janë më kryesoret e supozuara nga teoria x:

    Shumica e njerëzve nuk janë të prirur për të punuar

    Shpërblimi është i vetmi motiv për të punuar

Po citoj gjithashtu një nga cilësitë e supozuara nga teoria y:

-    Puna është aq e natyrshme sa çmund të jetë një lojë, në rast se kushtet do të ishin të favorshme

Pra qartësisht kuptohet se teoria x është me kontroll të orientuar, ndërsa teoria y me motivacion të orientuar

Asistentët e vendeve të zhvilluara të destinuar për në vendet e pazhvilluara dhe ato në zhvillim trajnohen për të venë në veprim njerëz sipas teorisë X. Në vitet e para post-komuniste u bë objekt humori fakti, që asistentët e huaj u mësonin fshatarëve tanë sesi vilej rrushi apo ndonjë proces tjetër agrikulturor. Në fakt bashkëpunimi i strukturave shtetërore me këtë asistencë të huaj ishte inekzistente, pasi burokratët e rëndomtë e të rafinuar të administratës shtetërore nuk kishin dëshirën për bashkëpunim me këtë asistencë, për sa kohë kjo nuk sillte përfitim material për ta, prandaj të huajt të gjendur përballë një varfërie afrikane në fshat përdorën metoda të thjeshta të nxitjes për të punuar. Gjithashtu gra asistente nga Evropa u demonstronin grave të fshatit një mënyrë të të larit të ndërresave artizanale më pak të lodhshme se ajo e larjes me dorë, ndërkohë kjo shkaktonte të qeshura, pasi pritshmëria e grave të fshatit nuk pajtohej me këtë ndihmë. Ndihma në Shqipëri përkthehej automatikisht në atë monetare, dhe jo vetëm për arsye të sjelljes natyrore të njerëzve por gjithashtu për shkak të premtimeve të bëra nga politika si p.sh çeku i bardhë dhe kjo e pa qartësuar mirë në mënyrë të qëllimshme. Po sigurisht që nuk mund të shlyhet kurrë nga kujtesa jonë kolektive trauma e ngritjes dhe e rrëzimit të firmave piramidale një sistem i nxitur e i mbështetur nga qeverisja e atëhershme si një zgjidhje politike duke shfrytëzuar pikërisht sjelljen natyrore të shqiptarëve sipas teorisë x. Por ama as nuk mund të harrojmë ardhjen në pushtet të PS mbi premtimin e kthimit të parave të groposura në firmat fantazma në masën 100%, duke shfrytëzuar në të njëjtën mënyrë si PD këtë sjellje të shqiptarëve sipas teorisë së lartpërmendur. Ndërsa në këto afro tetë vjet shqiptarëve u është hedhur si ushqim ëndrra evropiane, në mungesë të paaftësisë reale për të drejtuar vendin sipas një mënyre që të bashkojë këtë objektiv me ato të objektivave individuale të njerëzve.

Në ballafaqimin mes premtimeve dhe realizimeve të qeverive ngrihet gjithë mëria, mërzia, zhgënjimi i njerëzve që e kuptojnë se për të qenë i/e lumtur nuk mjafton të studiosh e të kesh rezultate të mira në mësime, por duhet të të krijojë qeveria siç e ka për detyrë kushte të përshtatshme në mënyrë që të ushtrosh me dinjitet e me integritet profesionin tënd apo biznesin tënd. Ka sot në këtë vend njerëz, që pas 20 vjet a më shumë pas përfundimit të fakultetit nuk kanë mundur dot të krijojnë një eksperiencë pune për faj të kësaj mënyre drejtimi të shtetit dhe në mënyrë paradoksale tregojnë vetëm mesataren e lartë të notës me mburrje dhe me të drejtë duke u bërë jo për faj të tyre edhe pak qesharakë në sytë e mjeshtërve me CV të mbushu

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›