E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një e papritur për Domenikën dhe Seldin

31/03/10 20:10

Domenika del nga dhoma e rrëfimit me një zarf në dorë e shoqëruar nga Seldi dhe menjëherë shkon të shtrihet në krevatin e saj e mërzitur. Seldi përpiqet që ta qetësojë, por ajo duket vërtetë e mërzitur dhe vetëm shprehet se nuk mund ta besojë këtë gjë, pa dhënë sqarime se cfarë ka ndodhur. Banorët e tjerë e shikojnë këtë situatë dhe bëhen kuriozë, ndërsa Seldi e këshillon që të ketë kujdes e të mos diktohet nga banorët, pasi ata nuk kanë pse ta marrin vesh. Olta duke vënë re sjelljen e Domit dhe zarfin, mendon se aty mund të ketë ndonjë lajm të keq, por shprehet se ndoshta është ndonjë shaka sepse po afron 1 Prilli, dita e gënjeshtrave, por si Domi dhe Seldi nuk qetësohen aspak pas kësaj fjale. Seldi i kërkon Domit që të qetësohet, ndërsa ajo ia kthen me pyetje nëse është i qetë edhe ai, duke nënkuptuar se situata i përfshin të dy. Olta i shkon afër dhe e pyet, por ajo i thotë se nuk flet dot. Banorët kuriozë fillojnë të pyesin njeri-tjetrin se cfarë e mundon Domin, por askush nuk mund të japë një përgjigje përvec se e ka nga letra që mori. Domi dhe Seldi dalin në kopsht e ndërsa pinë cigare të shqetësuar, diskutojnë për atë që po u ndodh. Domenika i tregon sërish përmbajtjen e zarfit, një test shtatzënie i cili ka dalë pozitiv. Të dy shprehen se është dicka e parpritur për ta. Seldi përpiqet ta qetësojë Domin, ndërsa ajo shprehet se të dy janë fëmijë e ndërkohë e pyet atë nëse është gati që të rrisë një fëmijë. Të dy nuk po arrijnë të mësohen me idenë, ndërkohë banorët e tjerë vijnë e pyesin se cfarë ka ndodhur, por nuk marrin përgjigje nga asnjë prej tyre. Seldi mendon se kjo është një cështje që u përket vetëm atyre të dyve dhe të tjerët nuk kanë pse ta marrin vesh, por Domi thotë se herët a vonë do e kuptojnë. Ata vazhdojnë të flasin për këtë të papritur dhe se si do u ndryshojë jeta që këtej e tutje, pasi një fëmijë është përgjegjësi e madhe dhe në zërin e tyre dallohet lehtë shqetësimi për ngjarjen që u ka ndodhur. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›