E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakira dëshiron të krijojë familje

Shakira është duke menduar që pas turneut të saj të krijojë familje.

Këngëtarja, e cila është e fejuar me Antonio De La Rua, shpreson që pasi t'i kryejë disa obligime profesionale, të ketë fëmijët e saj.

“A kam plane për fëmijë? Sigurisht që po, por së pari kam turneun dhe më duhet të merrem me albumin tim të ri”, tha Shakira.

“Para 15 viteve unë sigurisht që kam ëndërruar të jem me vello të bardhë, tash kam ëndrra tjera - të plakem me njeriun që unë e dua”, thotë Shakira.

Shakira e cila nëntë vite më parë është njoftuar në një restorant në Argjentinë me të fejuarin e saj, pranon se që atëherë e ka ditur që është njeriu ideal për të.

“Unë isha duke ecur dhe pash atë përball meje dhe thash me vete ky është njeriu ideal për mua dhe që nga ai moment unë kam ndjekur intuitën time dhe gjithçka ka ecur mirë”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›