Një efektiv i Gardës ndalohet për shfrytëzim prostitucioni

Policia e Tiranes / Foto arkiv
Një efektiv i Gardës së Republikës është ndaluar nga policia e kryeqytetit për shfrytëzim prostitucioni.
Ilirjon Gjoni, me detyrë efektiv i Gardës, akuzohet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese.
Ndalimi i Gjonit erdhi pas depozitimit në polici të kallëzimit të një 15-vjeçareje, e cila e akuzon efektivin Gardës se e ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi gjatë një periudhe kohore 5-mujore.
Vajza pretendon se fillimisht ajo dhe Gjoni kanë pasur një histori dashurie, por më pas, ai e ka shfrytëzuar për prostitucion në disa motele në Tiranë. / G.N.