E Enjte, 5 Nëntor 2026

Një ekspozitë për festën e gruas në Pogradec/ Fotografi dhe piktura që shpalosin botën e femrës

Edicioni i 8-të i ekspozitës, e cila ka në qendër Ditën Ndërkombëtare të Gruas, u çel në Pogradec. Pikturat dhe fotografitë e artistëve nga Ballkani dhe Europa, përcjellin botën e gruas në dimensione të ndryshme.

Ekspozita solli mesazhe të forta, mbi mënyrën se si duhet trajtuar gruaja.

SAJMIR AHMETI

ORGANIZATOR

Sidomos te fotoja kemi shpërthime të brendshme të femrës, shoqëria jonë ka një detyrim të madh.

 

ENTELA GUSHO

NENKRYETARE E BASHKISE

Ne duhet të vlerësojmë gjithmonë figurën e gruas  sepse aty shikojmë në dhimbjen e gruas  por dhe trishtimin e suksesin e saj njëkohësisht.

 

 

Piktorët pjesëmarrës në ekspozitë nënvizojnë rëndësinë e shpalosjes së botës së femrës dhe edukimit të brezave, për të respektuar gruan.

 

MARJANA GOXHABELLIU

PIKTORE

Kam dashur të shpreh atë kauzën që kemi brenda vetes, trazirën, ndonjëherë nuk dimë rrugën që duam të ndjekim.

Ekspozita përmbante jo vetëm piktura, por edhe fotografi nga disa vende të Europës, ku binte në sy edhe një punim e një autoreje ruse, e cila ka sjellë gruan me xhamadan dhe flamur shqiptar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›