COVID-19, ndërron jetë 80 vjeçari, 16 të infektuar në 24 orët e fundit

Një 80 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 ndërsa kanë rezultuar pozitive 16 të tjerë nga 310 testime të kryera në 24 orët e fundit. Ministria e shëndetësisë bën të ditur se aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë, ndërsa janë shëruar 16 të tjerë duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,852 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Statistika ( 8 Mars 2023)
Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 310
Testime totale 2,042,781
Raste pozitive 333,608
Raste të shëruara 329,852
Raste Aktive 156
Humbje jete 3,600
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 140
Fier 8
Vlorë 6
Durrës. 3
Shkodër. 1
Elbasan. 1
/rtsh.al/