Nje enderr vere per Japonine

Nga kendveshtrimi gjerman Kampionati Boteror i Futbollit per femra nuk ishte enderr vere sepse princesha humbi para kohe. Por i gjithe turneu mund te vleresohet pa dyshim si i suksesshem. Stadiumet ishin te mbushura mire. Shikuesit e festuan Kampionatin Boteror si feste. Futbolli i meshkujve ka se cfare te mesoje prej kesaj. Ne nje pjese te mire te turneut ekipet nuk ofruan vetem zbavitje nga me e mira po edhe sport te madh ne nivel teknik atletik dhe taktik.
Dallimet jane bere me te vogla
Gjate kampionatit ra ne sy fakti qe performancat ne futbollin e femrave po afrohen njera me tjetren. Qofte Guineja Ekuatoriale Kolumbia apo Zelanda e Re edhe vende gjoja te vogla qe pas raundit te pare u detyruan te benin gati valixhet u paraqiten mjaft mire. Kjo i sherbeu turneut. Prej ekipeve te favorizuara disa u eliminuan me heret sesa pritej. Cerekfinalja ishte stacioni i fundit per Angline per Brazilin dhe per Gjermanine. Edhe ne futbollin e grave nuk mjaftojne me performancat mesatare per te mberritur ne fazat e fundit te Kampionatit Boteror.
Lehtesia mungonte
Duket se ekipi gjerman deshtoi para se gjithash prej pritjeve te medha. Si vetekuptueshem opinioni publik llogariste me fitoren e titullit te trete me radhe Kampion Bote prej skuadres se trajneres Silvia Neids. Por lehtesia humbi kur ndeshjet u bene serioze. Potencialin e vet te vertete skuadra e tregoi vetem ne ndeshjen ne grup kunder Frances. Trajneres Neid iu desh me te drejte te degjonte kritike. Vendimi i saj i diskutueshem per ta lene Birgit Prinz ne stolin e rezervave ishte i drejte. Tri here futbollistja me e mire e botes dhe lojtarja rekordmene e ndeshjeve per kombetaren luajti plotesisht nen forme.
Balsam per shpirtin
Nje ngushellim i vogel Gjermania u eliminua prej kampionit te mevonshem te botes. Japonezet jane nje titullar i denje. Te forta ne loje te disiplinuara taktikisht nje njesi si skuader. Kesisoj ne fund pati nje enderr vere per Japonine e cila pas katastrofes se cunamit dhe asaj berthamore pranveren e kaluar kishte nevoje urgjente per balsam per shpirtin kombetar te munduar.
Autor Stefan Nestler/ Elert Ajazaj
Redaktoi E. Xhani