Greqia pranon sfiden e falimentimit selektiv

DW Cpasoja do te kete nje falimentim i mundshem selektiv ne sistemin bankar dhe per rrjedhoje ne depozitat e qytetareve
Vatiqotis Pasojat ne sistemin bankar nga falimentimi selektiv mbetet ti shohim. Qeveria me nje komunikate te saj te jashtezakonshme deklaroi se statusi i garantimit te depozitave deri ne kuoten e 100.000 eurove per cdo depozitues ne secilen banke zgjatet deri me 31 dhjetor te vitit 2015. Ky status skadonte ne fund te vitit 2011. Ky angazhim do te perftoje vlere reale vetem ne qofte se gjithcka do te shkoje mire. E them kete per arsyse se vitin e fundit ekonomia greke ka hyre ne nje spirale recesioni te thelle borxhi publik rritet me gjithe masat drastike te kursimeve qe zbaton qeveria. Te ardhurat per familje gjithashtu per shkak te papunesise uljes se madhe te pagave e mjaft faktoreve te tjere. Kjo nuk mund te mos influencoje bankat. Mjafton tju them se kuota e kredive te ashtuquajtura te kuqe qe nuk po shlyhen me u shtua tashme nga 10 ne 13-14 . Mos valle masat e kursimeve te kursit qeveritar do i japin me ne fund dhe goditjen perfundimtare bankave qe per mendimin tim te kujtojne kufoma te gjalla 108 miliarde dollare kane marre vitet e fundit bankat ne formen e garancive dhe likuideve nga shteti grek por cbilance do te shfaqin kur nje numer gjithnje e me i madh kredimarresish te thjeshte dhe biznesesh nuk do te mund te shlyejne kestet e kredive te marra
DW Por ne nje gjendje te mundshme emergjente kane oksigjenin e likuiditetit te Bankes Qendore Evropiane...
Vatiqotis Deri ne keto momente bankat greke sigurojne likuiditet nga Banka Qendrore Evropiane pasi obligacionet e tyre jane cilesuar mbeturina nga agjencite financiare. Por BQE sipas statusit aktual nuk mund te pranoje si garanci obligacione te nje vendi te vleresuar me statusin e falimentimit selektiv sic do te ndodhe ne rastin e pjesemarrjes eventuale te kerkuar nga Gjermania te sektorit privat ne menaxhimin e borxhit grek. Por ne rastin e falimentimit selektiv qe praktikisht do te thote se nje pjese e garancive qe bankat i kane dhene Bankes Qendrore Evropiane ne formen e obligacioneve te sektorit publik grek shfuqizohen Banka Qendrore Evropiane do te aktivizoje Mekanizmin e Asistences se Jashtezakonshme te Likuiditetit Emergency Liquidity Assisntance -ELA me qellim qe te evitohet nje problem me i gjere ne sistemin bankar. Por behet fjale per nje gjendje qe ne letra apo ne kushte laboratorike sic pershkruhet nga qeveria dhe troika ngjan e parashikueshme por ne praktike kam drojen se do te dale jashte kontrollit dhe do te perballemi me te papritura aspak te kendshme.
DW Falimentim selektiv afatshkurter nga disa ore deri disa dite me likuiditetin te siguruar te bankave dhe qethje te borxhit deri 30 dhe me kryesorja me nje menaxhim te qendrueshem dhe afatgjate te borxhit. Cte keqe ka nje zgjidhje e tille qe nga opozita kritikohet rende
Vatiqotis Qeveria ka bere gabim qe ka pranuar termin falimentim selektiv. Kete term e kane imponuar agjencite e vleresimit. Thone se falimentimi selektiv eshte thjesht nje gjendje e pershkruar nga agjencite e vleresimit dhe jo nje gjendje konkrete perderisa shteti ne kete rast nuk trajton nje obligacion konkret p.sh. ate qe skadon ne vitin 2013 por vazhdon te shlyeje rregullisht detyrimet e tjera. Dakord. Por qeveria qe nga momenti qe thote se do te zgjase afatin e shlyerjes se obligacioneve ka bere gabim qe ka pranuar termin falimentim. Thelbi eshte se ne cdo rast jemi para nje falimentimi. Ketu emri i togfjaleshit eshte falimentimi dhe mbiemri eshte fjala selektiv.
1 / 2para