E Diel, 1 Nëntor 2026

Një femër e tretë për Gigs, sponsorët më të nxehur se gruaja

Ka fluturuar drejt Spanjës për t’u larguar sa më shumë nga skandali seksual që e ka përfshirë dhe për të bindur gruan që të mos e braktisë, por zhurma e tradhëtive të tij ka mbërritur edhe atje. Ndaj, ja përse Rajan Gigs ka vendosur që ta anullojë prenotimin në hotelin e zakonshëm të Marbelës, duke zgjedhur një vilë të veçuar për pushimet me familjen. Por nëse disa javë më parë kishte arritur ta heshtte shtypin, duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë për të bllokuar Imogjen Tomas në deklaratat e saj rreth marrëdhënies së tyre, kësaj radhe kampioni i Mançester Junajtid nuk ka mundur dot të bëjë asgjë dhe kunata bukuroshe Natasha ka vendosur t’i tregojë botës për marrëdhënien e tyre në padijeni të gruas së tij, Stejsi, dhe burrit të saj, Rodri, vëllai i Gigs. Një marrdhënie tronditëse që ka detyruar vëllain e Gigs, Rodri, që të bëjë testin AND-së për atësinë e fëmijës.

Por nuk mjaftojnë detajet e mësipërme pas shtypi anglez tregon për një zënkë të dhunshme mes vëllezërve Gigs nëpërmjet telefonit, gjatë të cilës lojtari i Mançesterit e ka mohuar marrëdhënien me Natashën, por nuk arriti ta bindte Rodrin që e ka etiketuar si një “gënjeshtar patetik” dhe se është i gatshëm që të shkojë në Spanjë për një ballafaqim me tradhëtarin. Ndërkohë, “Daily Mirror” hedh hipotezat e ekzistencës së një femre të tretë misterioze. Ka qenë ajo që e ka njoftuar Natashën “se nuk është e vetmja që shkon në shtrat me Rajanin”, duke sjellë shpërthimin e të dashurës së tradhëtuar.

Por lajmi i mirë ka ardhur për Gigsin nga “Daily Star”, që e hap gazetën me faljen e Stejsit, që i paskësh thënë një miku të saj se është e bindur se ka qenë Natasha ajo që “e ka joshur burrin tim për të ma marrë, por që u martua më pas me të vëllain kur Gigs e refuzoi”.

Por nëse Stejsi duket e gatshme që ta falë bashkëshortin e saj, janë sponsërët e Gigs nuk kanë ndërmend ta vënë dorën në zemër dhe pasuria prej 34 milionë stërlinash e kampionit mund të mos shtohet më. Sipas disa ekspertëve të marketingut, sjellja e lojtarit ngjan me atë të Tajger Uds: pasi bota u njoh me tradhëtitë e njëpasnjëshme të golfistit, ai humbi të gjitha kontratat publicitare. Por në rastin e tij, mosha e favorizonte, duke qenë se Uds ka të gjithë kohën e nevojshme për të ribërë reputacionin e tij, ndërsa në rastin e Gigs nuk do të jetë kaq e lehtë. Sinjalin e parë për krisjen mes tij dhe sponsorëve e ka dhënë Reebok që nuk ka pranuar që të lëshojë një deklaratë publike në përkrahje të Gigs, duke qenë gati për të zhbërë kontratën që i ka sjellë 20 milionë stërlina fitim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›