E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nadal do edhe Uimbëlldonin

Numri një i botës në tenisin për meshkuj dhe kampioni i freskët në turneun “Roland Garros”, Rafael Nadal ka udhëtuar drejt Londrës ku do të përgatitet për të fituar turneun tjetër prestigjoz Uimbëlldon. "Ky është një turne shumë i veçantë për mua. Ndjehem shumë i lumtur që ndodhem këtu. Do të ishte fantastike nëse do ta mbyllja edhe një herë me sukses këtë turne”, ka bërë të ditur Nadal, i cili në karrierën e tij ka fituar vetëm një herë turneun anglez. Tenisti spanjoll triumfoi në fushat me bar në vitin 2008, ndërsa tani kërkon ta përsërisë edhe një herë këtë sukses. Rafael Nadal është shprehur se po kalon një formnë të shkëlqyer, gjë që u konfirmua edhe në finalen e France Open, ku ai mundi 3-1 me sete Roxher Federer, për të barazuar rekordin e legjendës së tenisit botëror Bjorn Borg, me gjashtë tituj të fituar në “Roland Garros’. "Ndjehem shumë mirë, ndërsa suksesi në Francë më ka bërë më të vendosur për të vazhduar përpara. Këto ditë përgatitje janë shumë të rëndësishme për t’u ambjentuar me fushat me bar të Uimbëlldon”, ka thënë Nadal, i cili ndeshjen e parë do ta luajë në fundjavë kundër tenistit indian, Somdev Devarman ose atij australian Methju Ebden.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›