Meta le "deren" hapur per Nanon
TIRANE - Levizja Socialiste per Integrim do te jete e hapur per bashkepunim me cdo force politike apo aktor politik, perfshire ketu dhe ish-kryetarin e PS-se, Fatos Nano. E kjo linje, sipas lidershipit te LSI-se, ka si qellim te sfidoje realitetin aktual politik. E palekundur, kjo parti shfaqet per pozicionin e saj ndaj partise me te madhe opozitare, asaj Socialiste. Sipas Metes, socialistet duhet te reflektojne per te mos shkaktuar nje humbje te dyte te se majtes ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Madje, duke e konsideruar veten si forca e pare politike e koalicionit me te ri opozitar, Meta nuk perjashtoi nje bashkepunim te mundshem dhe me ish-liderin socialist, Fatos Nano. "Ne jemi te hapur per cdo force politike dhe aktor politik apo social, qe deshiron te kontribuoje dhe te ndaje ne radhe te pare, pergjegjesi me LSI per te sfiduar kete realitet te shemtuar politik, ku ne menyre flagrante eshte bere me se konsistent bashkepunimi per krijimin e nje kaste dypartiake, politike dhe ekonomike, qe rrezikon jo vetem themelet e nje shtetit demokratik, por edhe lirite dhe te drejtat themelore te shumices derrmuese te shqiptareve", u shpreh Meta gjate fjales se tij, lidhur me opsionet qe kjo parti parashtron mbi te ardhmen e kampit te majte. Por nderkohe qe nga ana tjeter, Meta nuk e perjashtoi bashkepunimin me ish-kryetarin e tij Nano edhe pse pergjigjja e tij qe mjaft elokuente. "Nuk ekziston ndonje kerkese per takim dhe nuk ka arsye qe te ekzistojne as keqkuptime, per emra te pervecem, kushdo qofshin ata. Mendoj se qendrimet e LSI-se kane qene dhe mbeten teper parimore", vuri ne dukje Meta, sa i takon mundesise per nje takim mes tij dhe Nanos. Kreu i LSI-se, Meta vijoi me kritikat e tij ndaj lidershipit te selise roze. "Blloku opozitar eshte ndjere i tradhtuar nga qendrimet flagrante te lidershipit te PS-se, ne bashkepunim me kryeministrin Berisha, qe kane synuar per forcimin e ketij te fundit", theksoi Meta. Por me i drejtperdrejte dhe me i prere ne fjalen e tij, kryetari Meta nuk vonoi te leshoje dhe thirrjen e rradhes per PS e konkretisht per kreun Rama. Sipas tij, nese kupola roze nuk reflekton, atehere pritet nje humbje e dyte e te majtes, sikunder ndodhi ne zgjedhjet e 2005. "Lidershipi i PS-se nuk ka mesuar asgje nga 2005-sa dhe po vijon te ngarkoje veten me pergjegjesi shume te rende edhe per zgjedhjet e vitit 2009, sepse, me duhet t'ju them qe LSI nuk ka shkaktuar humbjen e te majtes ne 2005-en dhe kete e them me bindje shume te plote", nenvizoi Meta gjate fjales se tij. Oli Xhilaga
Kerkesa
Per kryetarin e Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta duhet te theksohet fakti se kjo parti "eshte sot forca kryesore opozitare ne vend, eshte forca kryesore, e cila e ka treguar qarte Sali Berishen, si pergjegjes kryesor edhe te mynxyres se Gerdecit". Sipas tij, LSI kerkoi ngritjen e nje komisioni hetimor, por nuk gjeti as mbeshtetjen e te majtes.
2 Muaj me radhe LSI nuk resht se beri thirrje per Partine Socialiste dhe lidershipin e saj, qe te ulet ne tryeze dhe te rakordojne qendrimet mes tyre mbi reformen zgjedhore, e konkretisht per ndryshimet ne Kod.
15 Muaj Na ndajne nga fillimi i fushates elektorale, ku nderkohe secili kamp me vete ka filluar pergatitjet mbi menyren sesi do te paraqitet ne kete gare. Priten bashkime te partive me njera-tjetren ne te dy kahet politike.