E Diel, 1 Nëntor 2026

Një fëmijë në gjendje të rëndë nga përmbysja e autobusit në autostradë, drejtori i Policisë Rrugore jep detajet

Drejtori i Policisë Rrugore Perlat Vatoci, tha në një prononcim për mediat se 15 persona kanë mbetur të plagosur nga përmbysja e autobusit të linjës Berat-Tiranë.

Mes të lënduarve, është edhe një fëmijë në gjendje të rëndë.

“Janë 15 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet humbje e kontrollit. Policia e shtetit apelon që tte respektojnë rregullat . Autobusi është lincesuar për transportin e pasagjerëve, Berat-Tiranë dhe anasjelltas. Ngjarja është në hetim e sipër”, tha Drejtori i Policisë Rrugore..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›