Nje fondacion kerkimor ne Kaliforni shpall konkurs per studimin e hartes gjenetike

Fondacioni mimi X ne Kaliforni ka shpallur konkursin e tij me te ri. Organizata e cila perdor cmime me vlere te larte monetare per te motivuar arritjet teknologjike tani synon te shperbleje shpejt sakte dhe lire realizimin e sekuencave gjenetike te njerezve qe jetojne mbi 100 vjec.
Ne te kaluaren Fondacioni mimi X ka mbeshtetur konkurse per eksplorimin e hapesires dhe makinat qe harxhojne pak karburant. Tani ky fondacion po perqendrohet ne teknologjine mjekesore.
Qellimi kryesor i ketij cmimi eshte te arrihet te kete aplikime mjekesore per sekuencimin e te gjithe gjenomit njerezor.
Grant Kampany eshte drejtor i fondacionit cmimi X me vlere prej 10 milion dollaresh. mimi do ti jepet nje grupi kerkimor i cili arrin saktesine e hartes gjenetike per 100 individe brenda 30 diteve dhe e ben kete per me pak se 1000 dollare per person.
Sekuencimi gjenetik sot kryhet me mire me shpejt dhe me lire qe kur ai u zbulua nje dekade me pare. Por rezultatet ndryshojne nga nje laborator ne tjetrin prandaj zoti Kampani thote se aktualisht ai eshte me i pershtatshem per kerkime se sa per te diagnostikuar dhe trajtuar pacientet.
Nje moment i rendesishem i ketij cmimi eshte qe te vendose standartin e cilesise se hartes gjenetike dhe te provoje perpara botes se keto teknologji jane te afta te arrijne nje standard cilesie qe mund te kete perdorime mjekesore.
Grupet e nisin konkurimin me punime te vecanta mbi mostra gjenetike te 100 individeve secili prej tyre mbi 100 vjec. Kur rezultatet e vecanta kombinohen organizatoret e cmimit X shpresojne te arrihet ajo qe ata e quajne nje genom ne shkallen e aplikimit mjeksor cka mund te hedhe drite te re per tju pergjigjur pyetjeve se perse disa njerez mund te jetojne nje shekull te tere pergjithesisht me shendet te mire.
Ajo qe duam te vecojme jane arsyet reale gjenetike se perse keta individe jane te afte te jetojne gjate dhe te shmangin semundjet qe demtojne ose vrasin miliona njerez ne moshe me te re.
Grant Kampani thote se Fondacioni mimi X eshte duke kerkuar njerez qe deshirojne te japin ADN-ne e tyre per kete konkurs. Ata duan nje grup te larmishem me njerez te shendetshem 100 vjecare ose mundesisht edhe me te moshuar. Konkurrimi nis me 30 janar te vitit 2013.