Muzetë e Gjirokastrës, 12 mijë vizitorë në 3 muaj, i tërheq historia dhe etnografia

Trashëgimia e pasur e traditës dhe folklorit e ekspozuar në ambientet e Muzeut Etnografik, në këtë fillim pranvere, po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e vizitorëve vendas dhe të huaj, të cilët shfaqin interes të veçantë për historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës ndër vite.
Ciceronët theksojnë se interesi për muzetë e qytetit është në rritje, ndërsa në itineraret turistike nuk përfshihet vetëm Muzeu Etnografik, por edhe Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare”, të cilët janë kthyer në pjesë të rëndësishme të agjendave turistike.
Muzeu Etnografik, Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare” kanë pritur rreth 12 mijë vizitorë nga janari e deri më tani, duke konfirmuar rëndësinë e tyre në turizmin kulturor të Gjirokastrës.
Gazetare: E. Domeri
/rtsh.al/