Një frut afrikan zëvendëson shijen e sheqerit
Disa ekspertë në Shtetet e Bashkuara po shprehin entusiazëm të madh rreth një fruti afrikan i cili mund t'u japë shumë produkteve ushqimore shije të ëmbël pa qenë nevoja të përdoret sheqeri.Ky frut, që e ka emrin shkencor "Synsepalum dulcificum”, por i njohur zakonisht me emrin fruti i mrekullisë, po tërheq vemendjen edhe të studiuesve që përpiqen të gjejnë mënyra për stimulimin e oreksit.
"Synsepalum dulcificum"nuk është ndonjë frut magjik por mund të bëjë mrekullira kur është fjala për shijen.Fruti, në formën e një kokrre të vogël e ka origjinën në Afrikën Perëndimore dhe për herë të parë u importua para disa dekadash. Ai rritet tani me shumicë edhe në Florida.Frutat ekzotike
tropikale janë bërë më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara. Fruti magjik
tërhoqi vemendjen e zotit Kurtis Moze, i cili e zbuloi atë rastësisht në një
fidanishte bimësh tropikale kur një shitës u përpoq t'i shiste atij një pemë të
tillë.
"Pyeta se çfarë
është fruti i mrekullisë. Më thanë se është një frut nga Afrika, pasi e ha atë
dhe ha pastaj një limon, limoni të duket i ëmbël. Kështu bëra dhe këputa pastaj
një limon, i cili vërtet mu duk i ëmbël. Ishte e pabesueshme."- thotë ai
Fruti në vetvete ka
pak shije. Por një komponent i tij heq shijen e tharët të frutave, duke u
ndryshuar shijen natyrore disa ushqimeve.
Duke u kombinuar me
agrumet dhe ushqimet me aciditet, fruti i mrekullisë krijon të njëjtën ndjenjë
ëmbëlsie dhe bën që produktet e ëmbla të ëmbëlsohen akoma më shumë.
Faktet tregojnë se
shumë njerëz nuk ngurrojnë të paguajnë për të shijuar frutin e mrekullisë.
Zoti Moze pa këtu
një mundësi për të bërë biznes.
"Shkova në shumë
fidanishte dhe i pyeta nëse mund të fitohet me frutin e mrekullisë. Shumica më
thanë jo, sepse ky është një produkt i ri. Me mendimin se fidanishtet kanë më
shumë përvojë se unë, e respektova fjalën e tyre. Por unë vazhdova të mbillja
pemë me frutin e mrekullisë.”
Zoti Moze e quan
tani veten njeriu i frutit të mrekullisë. Ai ka më shumë se një mijë pemë të
tilla dhe ka klientë brenda dhe jashtë Amerikës. Ai furnizon dyqanet dhe
restorantet e shtrenjta të Nju Jorkut.
Ja ç'thotë Dorn
Wenninger, nënpresident i firmës ushqimore Katzman Produce të Nju Jorkut.
"Tani për tani
kërkesa ka të bëjë më shumë me faktin që ky është një produkt i ri. Por disa
restorante, sidomos klubet janë të interesuara, prandaj ua kemi shitur disa
prej tyre.”
Firma të ndryshme
studimore po shfaqin interes për frutin e mrekullisë. Disa po shikojnë
mundësinë për të zëvendësuar me të sheqerin, sidomos për njerëzitg me diabet.
Një ekip në Qendrën
Mjeksore Maunt Sinai në Miami do të fillojë studimet për të parë nëse fruti
mund të ndihmojë të sëmurët me kancer që kurohen me kimoterapi. Ideja është për
t'ua bërë atyre ushqimin më të shijshëm.
Bill Campbell në
Kopshtin Botanik Fairchild, thotë se kopshti do të fillojë të prodhojë frutin e
mrekullisë për studime të cilat fillojnë në gusht.
"Një nga problemet e
mjekëve është humbja e peshës te pacientët që bëjnë kimoterapi, të cilët thonë
se ushqimi nuk ka shije të mirë. Një nga vullnetarët tanë, i cili i ka
mbijetuar kancerit duke bërë kimoterapi i përmendi mjekut pikërisht frutin e
mrekullisë.”
Zoti Moze po punon
gjithashtu me një kompani bioteknike për të studiuar përdorimin e frutit në
mjeksi. Ai thotë se qëllimi i tij gjithmonë ka qenë të sjellë tek çdo njeri
kënaqësinë e shijimit të frutit. Por përdorimi i tij për shëndetin e njerëzve
do të ishte vërtet një mrekulli. /mm/