E Diel, 1 Nëntor 2026

Një fshat në Kurbin, mbi lumë çdo ditë me një barkë

Kur flasim për internetin në shkolla, tunele apo infrastrukturë madhështore, këta banorë duket sikur janë fshehur prapa diellit. Ndonëse jemi në shekullin 21-të, banorët e zonës, përfshirë këtu edhe nxënës shkolle për të kaluar matanë rrugës u duhet të kalojnë lumin përmes kësaj varke primitive. Ndodhemi në fshatin Shkopet të Kurbinit, ku shembja e urës si pasojë e reshjeve të shiut i ka detyruar banorët të gjejnë këtë zgjidhje për të mos bllokuar tërësisht punët e tyre, e sidomos mësimin për fëmijët e fshatit. Sandër Gjergji, banor i zonës thotë se ka ndërtuar këtë varkë duke përdorur ajrin e 4 fucive të mbyllura dhe disa dërrasave të shtrira mbi ta, ndërsa shihet jo vetëm si i vetmi mjet për të komunikuar me pjesën tjetër të zonës, por edhe si një rrezik serioz kur lumi është i rrëmbyer.
Banoret bëjnë apel për ndërtimin e një ure sa më parë, pasi jeta e tyre po vështirësohet dita-ditës në kushte të tilla. Ata thonë se kalimi në anën tjetër të rrugës është jo vetëm me rrezikshmëri të lartë për jetën, por bëhet edhe kundrejt një pagese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›