E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada maqedonase në Prishtinë, Shkupi zyrtar dënon sulmin

Ministria e Jashtme e Maqedonisë e ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë, ku persona të panjohur hodhën një koktej molotovi ndaj objektit të ambasadës. Në një njoftim për shtyp ajo kërkon reagimin e autoriteteve kosovare si dhe dënumin e autorëve të sulmit.

“Duke pasur parasysh se ky paraqet edhe një incident më serioz, MPJ pret që incidenti të dënohet nga autoritetet kosovare si dhe të gjenden dhe sanksionohen autorët e sulmit. Njëkohësisht, Republika e Maqedonisë pret që autoritetet kosovare të punojnë në parandalimin e incidenteve të këtilla, me çka edhe do të manifestoheshin përcaktimet e deklaruara të Kosovës për marrëdhënie të mirë ndërfqinjësore me Republikën e Maqedonisë, për ruajtjen e stabilitetit dhe të sigurisë në gjithë rajonin”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së jashtme maqedonase.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›