E Diel, 1 Nëntor 2026

Një fundjavë në Kelmend apo në Dhërmi, zgjidhni mes turizmit malor dhe bregdetar

TiranaWeek vjen këtë javë me një guidë të veçantë turistike dhe kulturore

weekend_3Një mori aktivitetesh iu presin këtë fundjavë, për tu argëtuar pafund dhe për të lënë pas monotoninë dhe stresin e një jave të mbushur plot punë. Ja ku vjen si çdo të premte rubrika TiranWeek, për tiu informuar mbi çdo aktivitet kulturor, ekskursione apo evenimente të ndryshme që organizohen në Tiranë, por dhe jashtë saj. Lexoni, zgjidhni ku të shkoni dhe çlodhuni me idetë që ne ju sugjerojmë…

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove në Butrint

Rikthehet pas dy vitesh mungesë Festivali Ndërkombëtar i Teatrove në Butrint. Pesë trupa teatrorë nga Bullgaria, Spanja, SHBA-ja, Ukraina dhe Italia do të ngjiten në amfiteatrin historik të Butrintit shqiptar, por mungon Teatri Kombëtar i Shqipërisë dhe i Kosovës. Cilat janë prirjet e teatrit sot? A kanë sjellë ndryshimet e koncepteve regjisoriale, ndryshime në konceptin mbi të cilën jemi mësuar të shohim një shfaqje teatrale? Cilat janë format e reja të teatrit? Këto e pyetje të tjera mbi teatrin, pritet të diskutohen gjatë pesë ditëve të Festivalit Ndërkombëtar të Butrintit, i cili rikthehet pas dy viteve mungesë në datat 18-23 korrik. Në edicionin e 12 të Butrint 2000, pritet të marrin pjesë trupa teatrore nga Bullgaria, Spanja, SHBA-ja, Ukraina dhe Italia, ndërsa mungon këtë vit teatri shqip.

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
Librat e rinj, vjen romani Ëndrrat e ujqve

Ëndrrat e ujqve është romani më i ri i përkthyer në shqip nga Nonda Varfi. Me autore shkrimtaren Yasmina Khadra, romani rrëfen një itinerar të pakuptimtë e megjithatë të zakontë, në Algjerinë e viteve 80. Nafa Ualid, një djalosh algjerian nga shtresa e varfër e shoqërisë, ëndërron të bëhet aktor kinematografie me famë botërore. Përpjekjet e tij për të trokitur në dyert e filmit, fillimisht premtuese, mbeten iluzion i një bote të paarritshme. Ky roman tejet tronditës, njëherësh, zbulon universin kryekëput të korruptuar të shoqërisë ku jeton, ku ligji për të pasurit nuk funksionon e njeriu i thjeshtë është viktimë e sistemit. Një roman rrëqethës, një jetë e trazuar, një rendje pa kthim drejt ferrit, këtë na rrëfen përmbledhtazi Yasmina Khadra, e cila ka shkruar një libër të guximshëm. Romani kushton 100 lekë, dhe është botim i Bota shqiptare.

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

Kukës, çelet zyra për turizmin

Ndryshe nga shumë qytete të tjera, ku mungojnë guidat turistike apo zyrat e informacionit për turizmin, Bashkia e Kukësit në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë kanë çelur një zyrë informimi për turizmin e cila do t’i shërbejë turistëve që zgjedhin qarkun e Kukësit për të kaluar disa ditë pushimi. Zyra e informimit për turizmin është ngritur në qendër të qytetit të Kukësit, me synim që turistët e huaj apo edhe vendas, të mund të marrin aty informacionin e nevojshëm. Kjo zyrë është e pajisur me shumë fletëpalosje në të cilat pasqyrohen të gjitha vendet ku turistët mund të vizitojnë resurset ku si më kryesoret renditen Lugina e Valbonës, Parku Kombëtar i Shishtavecit, Shkalla e Keqe, Malet dhe pllajat, Gryka e Vanave, liqeni i Fierzës,  Kullat e protagonistëve të luftrave për liri, Muzetë, Teqet e ndryshme etj.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Grown Ups 2, filmi i ri në Millenium

Vera nuk ka kuptim pa ata që ndonëse u kalojnë vitet, refuzojnë të rriten. Janë komikët e Grown Ups, që rikthehen sërish pas tre vitesh, me një premierë botërore edhe në kinema Millenium. Seria e parë, është shfaqur në vitin 2010, por këtë herë personazhet e Groën Ups 2 të interpretuar nga Adam Sandler, Kevin James, Chris Rock, David Spade bëshkë me aktorët Salma Hayek, Maya Rudolph, Maria Bello dhe Nick Sëardson rrëfejnë aventurat e tyre gjatë kthimit në qytetit ku baballarët dikur djem të rinj, janë rritur. Grown ups është komedia më e suksesshme e Sandler në karrierën e tij. Por ajo që ndryshon këtë herë në karrierën 10-vjeçare te Sandler është fakti se për herë të parë ai bën një sekuel, një film të dytë, vijim i të parit. Dhe është sërish producent i filmit të tij, madje në këtë Grown ups 2 ai është edhe skenarist. Lenny është kthyer me familjen e tij, në lagjen e vjetër aty ku është rritur me shokët e tij, por ai dhe miqtë do të marrin mësime nga fëmijët e tyre, gjatë një dite të mbushur me surpriza, në ditën e fundit të shkollës, ky është thelbi i subjektit të filmit.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Udhëtim në Kelmend

Kush nuk ka bërë asnjë plan për këtë fundjavë mund të zgjedh të shkojë në Kelmend. Një udhëtim fantastik në mesin e natyrës përrallore shqiptare. Ekskursioni do të zgjasë dy ditë (të shtunë dhe të diel më datat 20 dhe 21), dhe organizohet nga stafi i High Albania Mountain. Grupi do të takohet të shtunën në orën 6 e 30 të mëngjesit, tek Play Bar mbrapa pallatit te Kongreseve. Pas nisjes, ndalesa e parë do të jetë në Shkodër, dhe më pas udhëtimi do të vijojë për në Tamarë. Në vendin që quhet Leqet e Hotit do të ndaloni për të bërë foto, po ashtu edhe në Luginën e Cemit. Më pas do të niseni për në Selce, nga ku fillon shtegu për të shkuar tek Ujvara e Sllapit (një nga monumentet natyrore me të bukura të zonës). Mbas kthimit nga ujëvara do të udhëtoni për në Lepushe ku do të akomodohemi në një nga shtëpitë pritëse të Lepushes. Në ditën e dytë, të dielën, do të nisni ecjen në këmbë deri tek qafa e Berizhdolit (rreth 1800 m)nga ku do të keni mundësinë të shikoni gjithë Lepushen si dhe pjesën veriore te Alpeve shqiptare. Më pas do të ktheheni në shtëpinë pritëse dhe pas drekës, do të bëhet nsija për në Tiranë. Çmimi: 8000 L/person (transporti, një natë fjetje, darka e të shtunës, mëngjesi dhe dreka e të dielës si dhe guida). Prenotoni: fisnikmuca@yahoo.com, info@highalbania.al, 069 40 31 232, 067 20 81 636.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Kanioni i Gjipesë në Dhërmi

Një tjetër alternativë për të kaluar fundjavën është edhe kanioni i Gjipesë në jug të vendit, një nga gjiret më të bukura të Dhërmiut, jo vetëm për të bërë plazh por edhe për të vozitur natyrën.  Nisja nga Tirana bëhet të shtunën në orën 6.00 të mëngjesit mbrapa pallatit të Kongreseve tek Play Bar. Mbërritja në Gjipe do të jetë rreth orës 12.00. Mbas drekës dhe ngritjes së kampingut, do të keni kohë të lirë për plazh dhe ngjitje nën drejtimin e disa prej instruktorëve të kacavarjes. Pas këtij aktiviteti do të shtrohet darka dhe më pas do të mund të mblidhni dru të thatë dhe të bëni një zjarr të madh ku të mblidheni të gjithë, si nëpër filma. Ditën e dytë, pas mëngjesit, do të niseni për në kanionin spektakolar të Gjipesë që përfundon në rrugën kombëtare DhërmiVuno. Dreka do të hahet në Dhërmi ose Drimadhes, ku do të bëni edhe plazh. Pasdite nisja për në Tiranë. Çmimi: 4000 lekë për

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›