E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon Arvizunë: Prioritet, punësimi dhe rritja ekonomike e vendit

Ambasadori amerikan shoqërohej nga përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë

metaKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, takoi dje në selinë e partisë Presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Craëford dhe Ambasadorin e SHBA në Shqipëri Aleksander Arvizu. Biseda u përqendrua në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri me qëllim thithjen e investimeve të huaja e veçanërisht ato amerikane në vend si dhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Fokus i veçantë iu kushtua përmirësimit të strukturës së komunikimit mes biznesit dhe qeverisë ku konsistenca, qartësia dhe parashikueshmëria u cilësuan si elemente kyç për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.
Deklarata
Në përfundim të takimit, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha se, ndajmë qëllime të përbashkëta për një të ardhme me të mirë për Shqipërisë që duhet të bazohet në situatë ekonomike dhe klime biznesi më të mirë dhe në mundësi të reja për investitorët e huaj veçanërisht ata amerikanë, për të zgjeruar prezencën e tyre në vendin tonë. Kjo ndihmojë në rritjen ekonomike të vendit dhe do të përmirësojë imazhin e Shqipërisë. Ndërsa ambasadori Aleksandër Arvizu theksoi se folëm për punësimin dhe ekonominë, punësimin dhe ekonominë, punësimin dhe ekonominë!. Si amerikanë jemi realistë përsa i përket arsyeve gjeografike, historike, avantazheve që partnerët historikë të Shqipërisë kanë, por amerikanët janë duke kërkuar për mundësi të reja, tha diplomati amerikan duke siguruar se, ajo që kuptoj qartë sa herë flas me investitorët amerikanë është se në Shqipëri ka mundësi investimi dhe ne kemi biseduar përsa i përket klimës së biznesit. Na duhet më shumë transparencë. I urojmë gjithë të mirat, qeverisë së re!”. Nga tjetër përfaqësuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, i pranishëm në takim u shpreh, “punësim, punësim, punësim! Kjo është tematika kryesore në botë dhe ajo ku ne duam të fokusohemi. Por punësimin nuk e siguron qeveria, po sektori privat dhe ne presim një strukturë të qartë nga qeveria përsa i përket funksionimit të biznesit në këtë vend. Biznesi amerikan ka qenë aktiv dhe do vazhdojë të jetë i angazhuar në Shqipëri.”

Meta me koordinatoren e OKB: Qeveria
e re do përforcojë bashkëpunimin
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta takoi dje edhe Koordinatoren Rezidente të OKB në Shqipëri, Zineb Touimi-Benjelloun. Përfaqësuesja e OKB në Shqipëri shprehu urimet më të ngrohta për rezultatin e LSI në zgjedhje dhe ofroi një ekspoze të punës së 20 Agjencive të OKB që punojnë në Shqipëri. Touimi-Benjelloun theksoi se puna e OKB përqendrohet në adresimin e prioriteteve kombëtare dhe në asistencën që i ofrohet Qeverisë shqiptare përmes bashkëpunimit me aktorë qeveritarë dhe jo-qeveritarë. Ndërsa kryetari Meta theksoi se LSI ka qenë gjithnjë e hapur të bashkëpunojë ngushtë me strukturat e OKB dhe se Qeveria e re do ta forcojë edhe më tej bashkëpunimin me të gjitha Agjencitë që asistojnë në Shqipëri. Ne kemi nevojë të fokusohemi më tepër në gjetjen e zgjidhjeve të problemeve, tha Meta duke nënvizuar se OKB do të ketë të gjithë mbështetjen e mundshme për zbatimin e Programit të Bashkëpunimit 2012-2016.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›