E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje genjeshter vertet e trashe

Z.Basha e ka vene veten dje padashur ne poziten e te akuzuarit duke u perpjekur te mbrohet ndaj deklaratave te nje eksperti te OKB-se dhene gazetes zvicerane Le Temps. Ne fakt deshmia e antropologut me pervoje nuk kishte epiqender ministrin shqiptar. Ai fliste mbi perpjekjet e tij per te hetuar dyshimet per krime te supozuara te segmenteve te UK-se ne kufirin verior shqiptar.

Permendja e z.Basha ne interviste vinte ne pjesen ku rrefehej pamundesia per te hetuar dyshimet. Ata nuk mundeshin te kishin nje mandat ligjor kontrolli dhe bashke me perkthyesin Basha antropologu peruan ka hyre i maskuar ne veriun shqiptar. Problemi i antropologut eshte se ka njohur dikur nje perkthyes dhe i duhet te perballet tani me nje politikan.

Publiku e kupton pse z.Basha eshte i shqetesuar per kete permendje dhe perpiqet ta mohoje duke u kapur pas detajit nese ka qene apo jo fizikisht brenda shtepise se verdhe. Z.Basha ne te vertete nuk eshte i shqetesuar per kete detaj. Ky detaj i prezences fizike brenda shtepise se verdhe apo te bardhe eshte qimja pas se ciles kapet ndonjehere i mbyturi.

Z.Basha eshte i shqetesuar per dicka shume me serioze se kjo. Ka vetem nje te vertete por jane dy Lulzima ne kete histori. Ai eshte i shqetesuar sepse permendja e tij nga antropologu e ben te qarte qe ai ka luajtur rol ne hartimin e dosjeve kunder UK-se. Per perkthyesin e dikurshem Lulzim Basha kjo nuk eshte problem per politikanin e sotem Lulzim Basha kjo eshte shume problem.

Duke e kthyer rrefimin e nje personi teknik ne nje akuze politike z.Basha ka rrefyer padashur qe brenda tij egziston kompleksi i fajit. Nese z.Basha nuk do kishte asnje kompleks te tille per ate qe ka ndodhur ai do dilte dhe do deklaronte te verteten e thjeshte Po kam marre pjese ne keto hetime madje edhe ne hartimin e dosjes se Fatmir Limajt sepse... Sepse kam bere punen time te dikurshme.

Por ne vend te kesaj deklaratat e djeshme te z.Basha jane ato te nje politikani qe do ti shpetoje damkes se tradhtarit qe ka punuar kunder UK-se. Ne kete pike peruani nuk kupton dhe zhgenjehet. Sepse ne fakt peruani ka thene te verteten Ai ka punuar bashke me Bashen dhe me te tjere sigurisht per te hetuar dhe hartuar dosjen kunder disa krimeve te dyshuara. Per peruanin nuk ka rendesi nese eshte peruan shqiptar apo kongolez kur ben punen e tij. Dhe perballe ka nje krim pa kombesi. Kurse per Bashen tashme ka mbetur vetem te na tregoje se ai qenka shqiptar dhe te tjeret jane armiq. Ja kjo po qe eshte nje genjeshter vertet e trashe z.Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›